Page 167 - Demo
P. 167


                                    165Bashkëveprimi njeri-natyrëRadha jote Disa pasoja të ndryshimeve klimatike Të gjitha ndryshimet klimatike që po pëson Toka, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën tonë. Le të shohim me radhë se çfarë pasojash sjellin këto ndryshime (shih figurën 2a, b, c, d, e):• Ngrohja globale ndikon ndjeshëm në shëndetin tonë dhe në të gjithë botën e gjallë në planet.• Ajo sjell ndryshime në shpërndarjen e rezervave ujore në Tokë. Në disa zona të planetit, rritja e temperaturës shkakton shtimin e avullimit dhe për rrjedhojë, shton sasinë e reshjeve, rrezikun e përmbytjeve, erozionin, deri edhe fatkeqësitë natyrore. Në vende të tjera, kjo rritje temperature shkakton thatësirë dhe zjarre, çka sjell shpërnguljen e popullsisë nga këto zona.• Në bujqësi, ndryshimet klimatike rrezikojnë sigurimin e rezervave ushqimore, por edhe të lëndës së parë për shumë degë të ekonomisë.a.b.c.d.e.1 Cilat janë gazet serrë të atmosferës?2 Ç’përqindje zë dioksidi i karbonit në atmosferë?3 Argumento se ku ndryshon efekti serrë vetërregullues i atmosferës së Tokës, nga ajo që po ndodh gjatë këtij shekulli prej rritjes së veprimtarisë njerëzore. Krahaso përqindjet e paraqitura në figurën 1 për dyoksidin e karbonit dhe të gazeve të tjera, me ato të paraqitura në figurën 2 të mësimit 2.12. 4 Përshkruaj figurën 2 (a, b, c, d, e) dhe diskuto rreth pasojave që sjellin ndryshimet klimatike në jetën tonë dhe në planet. Dallo prej tyre, disa nga pasojat që janë të pranishme në vendbanimin tënd. Në linkun e mëposhtëm mund të shihni se si ndikojnë gazet serrë në ngrohjen globale. https://www.youtube.com/watch?v=RjXKMocQWCQ• Rritja e temperaturës shoqërohet me shkrirje të akullnajave polare (por edhe malore), duke rritur në këtë mënyrë nivelin mesatar të oqeanit botëror. Nëse kjo rritje do të vazhdojë, pasojat do të jenë të panumërta: përmbytje të zonave bregdetare (të cilat janë tepër të populluara), ndryshime në regjimin e lumenjve, në përqendrimin e kripësisë, në përqindjen e avujve të ujit në troposferë, si dhe në mjediset e botës së gjallë.• Ngrohja globale po shoqërohet me dukuri ekstreme të motit, si stuhi, përmbytje, tajfune etj.Disa pasoja të ndryshimeve klimatike2NJERIU DHE NDRYSHIMET KLIMATIKEPër më kureshtarët
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171