Page 168 - Demo
P. 168


                                    166MësimiI.1 ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM DHE MENAXHIMI I BURIMEVE NATYRORE Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëmZhvillimi që plotëson nevojat e së tashmes pa dëmtuar (pa vënë në vështirësi) aftësitë e brezave të ardhshëm për të plotësuar nevojat e tyre, quhet zhvillim i qëndrueshëm (shih figurën 1).Ruajtja e burimeve natyrore nga shkatërrimi (shpyllëzimet, mbishfrytëzimi i pasurive të paripërtëritshme etj.) apo nga ndotja (e ujërave, e tokës, e ajrit), ka një rëndësi themelore jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat e ardhshëm, pasi do t’u siguronte atyre kushtet e nevojshme për të jetuar. Aktualisht, zhvillimi i qëndrueshëm është përfshirë në objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, si në vendin tonë, ashtu dhe për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. Domosdoshmëria e gjetjes së politikave efikase për të rregulluar këto raporte midis së tashmes dhe së ardhmes, si dhe midis interesave të një individi apo grupi njerëzish me pjesën tjetër të shoqërisë, përbën një sfidë të rëndësishme për të gjithë ne.Për shembull, në Azinë Juglindore, prerja e sipërfaqeve pyjore për të rritur në to pemë palme, nga të cilat prodhohet vaj (shih figurën 2), sjell përfitime për një grup kultivuesish përmes shitjes së këtij produkti në mbarë botën. Mirëpo ky zhvillim duhet parë edhe në aspektin e humbjeve që pësojnë burimet pyjore, të varfërimit të tokës (për shkak të mbjelljeve monokulturë), si dhe të shkatërrimit të ekosistemeve si pasojë e prerjes së sipërfaqeve pyjore. Pra, në këtë rast fiton një grup i vogël kultivuesish dhe sipërmarrësish, por humbet shumë komuniteti dhe shkatërrohen burimet natyrore që u përkasin edhe brezave të ardhshëm. Diskutojmë Në jetën e përditshme dëgjojmë të diskutohet shpesh koncepti “zhvillim i qëndrueshëm”. Si do ta përkufizonit ju këtë koncept? Sillni disa shembuj. Pamje nga plantacione palme në Azinë JuglindorePamje nga qyteti iStokholmit, Suedi214.3Fjalë kyçekoncepti i zhvillimit të qëndrueshëmpërdorimi i burimeve miqësore me mjedisin
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172