Page 169 - Demo
P. 169


                                    167Bashkëveprimi njeri-natyrëRadha jote1 Shpjego kuptimin e konceptit zhvillim i qëndrueshëm. Ilustro me disa shembuj përgjigjen tënde.2 Identifiko disa mënyra të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në Kosovë apo në vendbanimin tënd.3 Hulumto në burime të ndryshme ose në terren mbi raste të keqmenaxhimit të burimeve natyrore në vendin tonë dhe përgatit me informacionet e gjetura një detyrë tematike. Vlerëso alternativa dhe strategji të mundshme për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e këtyre burimeve. Parashiko rrugë dhe mundësi që parandalojnë dëmtimin e tyre.Përdorimi i energjisë diellore për ngrohje3Energjia e përftuar nga uji është përdorur qysh në periudhat e hershme të njerëzimit. Rreth 1000 vjet më parë, në Angli, Francë dhe Spanjë përdoreshin mullinjtë që rrotulloheshin nga energjia e krijuar prej baticave. Sot një përdorim të gjerë ka hidroenergjia, e cila prodhohet në HEC-et e ndërtuara përgjatë luginave të lumenjve (shih figurën 4b).Energjia gjeotermale përdoret kryesisht në vendet me aktivitet vullkanik, sepse prodhimi i saj është i lidhur me shfrytëzimin e ujërave të ngrohta që vijnë nga zona nën litosferë (shih figurën 4c). Ndër to dallohet Islanda, e cila një pjesë të mirë të energjisë që përdoret për ngrohje e siguron nëpërmjet shfrytëzimit të gejzerave. 4 Pamje që tregojnë përdorimin e energjisë alternative: a) energjia e erës, b) hidroenergjia, c) energjia gjeotermale.  Përdorimi i burimeve miqësore me mjedisinPër të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shoqëria njerëzore gjithnjë e më tepër po e drejton vëmendjen në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme, si: uji (energjia hidroenergjetike), dielli (energjia diellore), era (energjia eolike) dhe energjia gjeotermale.Energjia diellore shfrytëzohet për ndriçim dhe ngrohje nëpërmjet përdorimit të paneleve diellore (shih figurën 3). Ne përdorim vetëm një pjesë të saj (sepse pjesa tjetër filtrohet nga atmosfera). Ajo mund të shfrytëzohet vetëm gjatë ditëve të kthjellëta. Energjia e erës, e cila kohë më parë shfrytëzohej për lundrimin e anijeve, për ndërtimin e mullinjve me erë etj., sot përdoret për ndriçim në disa vende të Evropës, kryesisht në Gjermani dhe në Danimarkë (shih figurën 4a). Ky përdorim është i mundshëm vetëm në vendet ku shpejtësia e erës është e madhe dhe ku drejtimi i saj nuk ndryshon për intervale kohe të gjata. a) b) c)Bazuar në figurat 4a, 4b, 4c, evidento burimet natyrore që përdoren për përftimin e energjisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Vlerëso ndikimin e tyre në mjedis. 
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173