Page 171 - Demo
P. 171
169PROVO KOMPETENCAT(PËRSËRITJA V - SISTEMET HUMANE DHE BASHKËVEPRIMI NJERI-NATYRË)2LEGJENDËDendësia e popullsisë, 2017 (banorë/km2)më pak se 25 26-5051-100100-250më shumë se 250nuk ka të dhënaSISTEMET HUMANE DHE BASHKËVEPRIMI NJERI-NATYRË3 Bazuar në hartën e figurës 4: a) përshkruaj shpërndarjen e popullsisë në botë;b) rendit faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e popullsisë në botë.4 Diskuto mbi pyetjet e mëposhtme.• Si paraqitet struktura e popullsisë sipas: a) moshës; b) gjinisë; c) arsimit; d) veprimtarisë ekonomike; e) racës; f) besimit fetar; g) etnisë?• Çfarë kuptojmë me migrim? Sa lloje është ai?• Cilat janë motivet/faktorët që ndikojnë në lëvizjen migratore të popullsisë?• Cilat janë pasojat e migrimeve?5 Analizo llojet e vendbanimeve në botë.6 Shpjego kuptimin e konceptit shtet dhe rendit elementet e tij.7 Evidento disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe vlerëso rolin e tyre.8 Evidento përmes shembujve, faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendeve në botë.9 Bëj dallimin midis koncepteve vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim. Sill shembuj nga bota dhe rajoni.10 Rendit faktorët që ndikojnë në zhvillimin e tre sektorëve të ekonomisë.11 Analizo përmes shembujve zhvillimin e: a) ekonomisë bujqësore në botë; b) sektorit industrial, energjetikës dhe ndërtimtarisë; c) turizmit, transportit, tregtisë, shërbimeve dhe artizanatit.12 Përshkruaj përmes shembujve, ndikimin e veprimtarisë njerëzore në mjedisin gjeografik.13 Argumento se ku ndryshon efekti serrë vetërregullues i atmosferës së Tokës, nga ajo që po ndodh gjatë këtij shekulli për shkak të rritjes së veprimtarisë njerëzore.14 Shpjego përmes shembujve, kuptimin e konceptit zhvillim i qëndrueshëm. 15 Identifiko disa mënyra të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në Kosovë apo në vendbanimin tënd.4

