Page 172 - Demo
P. 172


                                    170PROJEKT (ORA E TRETË)Çështjet mjedisore pranë vendbanimit timRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: •	 diskuton mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të ketë pranë vendbanimit të tij/saj dhe rolin e tyre në zhvillimin e komunitetit;•	 hulumton mbi një çështje mjedisore në zonën e tij/saj dhe përcakton faktorët e mundshëm që e shkaktojnë atë;•	 identifikon disa zgjidhje të mundshme, që ofrohen nga pushteti qendor, nga pushteti lokal, komuniteti, apo ai/ajo si individ;•	 vlerëson përfitimet dhe rreziqet që mund të vijnë prej rrugëzgjidhjeve të mundshme;•	 ndan me grupin e punës idetë dhe përfundimet individuale;•	 u bën thirrje moshatarëve dhe komunitetit për të qenë aktivë në zgjidhjet e problemeve të tilla.Burimet kryesore të informacionit: teksti mësimor, materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara nga burime të ndryshme, vëzhgime të nxënësve në terren, biseda me më të rriturit e familjes dhe komunitetin përkatës; të dhëna dhe analiza të marra pranë pushtetit lokal; informacione të siguruara nga: interneti, institucione apo organizata mjedisore, media dhe shtypi.Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, intervista, anketim, diskutim, analizë, paraqitje, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të përgatitura me informacione nga shtypi, interneti apo burime të tjera; kompjuter, videoprojektor, tabelë paraqitjeje, shënues; fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, fletë-anketa dhe makete të ndërtuara nga nxënësit/et etj.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së katërt të projektit:•	 Paraqitja e punës së secilit grup, që mund të bëhet në mënyrë elektronike (me PowerPoint apo me forma të tjera) ose me anë të posterave, skemave etj., sipas vendimmarrjes së grupit.•	 Dorëzohet produkti i printuar.•	 Diskutohet në klasë për përfundimet e arritura.•	 Bëhet vlerësimi i nxënësve.•	 Shpërndahen në klasë (më pas edhe te bashkëmoshatarët dhe komuniteti) posterat e përgatitur.
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176