Page 18 - Demo
P. 18


                                    16MësimiI.1Një temë e rëndësishme e gjeografisë është edhe lëvizja, e cila përfshin lëvizjen e njerëzve, të mallrave, të informacionit dhe të ideve. Këto lëvizje mund të ndodhin edhe njëherazi. Kërkimet gjeografike mbi lëvizjen i përgjigjen pyetjes: “Si lidhen vendet?”. Lëvizja e njerëzve (migrimi) mund të bëhet për një jetë më të mirë, për më tepër liri, për shkak të katastrofave natyrore, luftërave apo edhe prej shpërnguljeve me forcë (shih figurën 1 dhe 2). Kur njerëzit largohen nga vendi i tyre, ata emigrojnë. Ardhja e njerëzve në një vend ose zonë të caktuar quhet imigrim. Lëvizja e mallrave ose tregtia përfshin eksportet, kur mallrat vendase dërgohen në tregjet jashtë vendit, dhe importet, kur mallrat sillen nga tregjet e jashtme brenda vendit (shih figurën 3). Mallrat që tregtohen janë kryesisht në formën e burimeve natyrore (krom, hekur, drithëra, kafe etj.) dhe të mallrave industriale (automobila, kompjutera, anije, makineri për degë të ndryshme të industrisë etj.).    AMERIKA E VERIUTAMERIKA E JUGUTAFRIKË AMERIKA E MESMEOQEANIP A QËSOROQEANIA T L ANTIKBRAZILKARAIBET HOLANDEZEKARAIBET FRANCEZEKARAIBET DANEZE KARAIBET BRITANIKEAMERIKA SPANJOLLEAMERIKA VERIORE BRITANIKEARABIDendësia 12,000,00010,000,0008,000,0006,000,0004,000,0002,000,000 1,000,000GjermaniHolandëFrancë Mbretëria e BashkuarArabia SauditeBrazilVenezuelëMeksikëJaponiKoreja e JugutTajvanSingaporKinëLEGJENDËImportet e ShBA-sëEksportet e ShBA-sëIndiKanadaShBALËVIZJA DHE BASHKËVEPRIMI NJERI-MJEDIS 1.4Diskutojmë Shpesh udhëtojmë nga njëri vend në tjetrin. Komunikojmë me njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme, duke shkëmbyer jo vetëm informacione dhe ide, por edhe produkte të shumëllojshme. Në të njëjtën kohë, ne bashkëveprojmë edhe me mjedisin ku jetojmë. Të gjitha këto lidhje dhe bashkëveprime janë objekt studimi për gjeografët. Përmendni disa forma të komunikimit dhe bashkëveprimit që ndeshni në jetën e përditshme.lëvizjebashkëveprimi njeri-mjedisFjalë kyçe3 Harta e 15 vendeve të botës, me të cilat ShBA-ja zhvillon më shumë tregti (eksport-import).Shiko me vëmendje figurat 1, 2 dhe diskuto se për çfarë shkaqesh ka ndodhur lëvizja e njerëzve në secilin rast.Pamje nga eksodi i shqiptarëve, nga Shqipëriadrejt brigjeve italiane (mars 1991)2 Harta paraqet të dhëna rreth tregtisë së skllevërve në shek. XVIII-XIX. 1
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22