Page 19 - Demo
P. 19


                                    17Vendi dhe hapësira5 Aspekte të përshtatjes së njeriut me klimën e vendit ku jetonLëvizja e informacionit dhe e ideve realizohet nëpërmjet lëvizjes së njerëzve, lëvizjes së mallrave, telefonave fiks dhe celularëve, postës, televizionit, radios, gazetave, librave, revistave dhe internetit (e-mail, rrjete sociale - shih figurën 4).   Lëvizja e ideveSot, përdorimi masiv i telefonisë celulare dhe i komunikimit digjital me anë të rrjeteve sociale, e ka bërë më të lehtë dhe më të shpejtë lëvizjen e informacionit dhe të ideve.Si mendon, a është kjo mënyra më e mirë për t’u informuar për gjithçka? Argumento pse.Hartë që paraqet mënyrat e sotme të komunikimit (të informacionit dhe të ideve). 4 Bashkëveprimi njeri-natyrëNjeriu dhe mjedisi bashkëveprojnë midis tyre dhe si rezultat, për të dy rrjedhin pasoja e përfitime. Gjeografët studiojnë sa dhe si ndikojnë te njëri-tjetri njeriu dhe mjedisi. Ndikimi i mjedisit mbi njeriun. Ne varemi nga elementet e mjedisit që na rrethon dhe përshtatemi me të. Varemi nga pjelloria e tokës dhe klima për të kultivuar llojet e ndryshme të kulturave bujqësore. Varemi nga lumenjtë për sigurimin e ujit të pijshëm, të energjisë elektrike, për ujitjen e tokave etj. Gjithashtu, vishemi në përshtatje me temperaturat e ajrit. Ndikimi i njeriut mbi mjedisin. Për të siguruar të mirat materiale, ne veprojmë mbimjedisin që na rrethon, duke ndikuar pozitivisht ose negativisht mbi të.Në tokat e ngrira të Arktikut, eskimezët i ndërtojnë shtëpitë e tyre me blloqe akulli. A e dini se...Tërësia e objekteve të gjalla dhe jo të gjalla që na rrethon në një vend ose në një rajon të dhënë, quhet mjedis.
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23