Page 21 - Demo
P. 21


                                    19Vendi dhe hapësira A e dini se...– Njerëzit ndërtojnë autostrada dhe rrugë për të lehtësuar lëvizjen nga njëri vend në tjetrin, por automjetet janë shkaktarë të ndotjes së mjedisit. – Kimikatet që përdoren në bujqësi për mbrojtjen e të mbjellave nga sëmundje të ndryshme, shkojnë si te bima që spërkatet, ashtu edhe në tokën apo ujin ku ajo ndodhet. Për rrjedhojë, këto kimikate hyjnë në organizmin tonë nëpërmjet ushqimit që hamë ose ujit që pimë, duke na rrezikuar shëndetin.ndotje - çdo ndryshim i veçorive fizike, kimike dhe biologjike të ajrit, ujit dhe tokave, që është i dëmshëm për botën e gjallë.FjalorRadha jote1 Plotëso tabelën me llojet e lëvizjes dhe me shembuj të secilës prej tyre. Llojet e lëvizjes Shembuj nga vendi/vendndodhja2 Diskuto në klasë: a) Vendi ku ti jeton ka më tepër emigrim apo imigrim të popullsisë? b) Cilat janë shkaqet dhe pasojat e kësaj lëvizjeje? (Diskutimi mund të bëhet bazuar në qëndrime pro dhe kundër.) c) Rreth shkaqeve dhe pasojave të largimit të shqiptarëve nga vendi. Sill shembuj, nëse ke, nga familja apo të afërmit e tu. 3 Prej shportës së paraqitur në figurën përbri: a) veço produktet që eksportojmë dhe ato që importojmë (kërko edhe ndihmën e mësuesit/es; b) rigrupo produktet e shportës sipas tabelës.Burime natyrore Mallra industriale4 Çfarë kupton me bashkëveprim të njeriut me mjedisin? Si ndikon mjedisi mbi ne? Ilustro me shembuj.5 Përshkruaj figurat 6(a), 6(b), 7 dhe trego se çfarë ndikimi ka veprimtaria e banorëve mbi mjedisin. Po mjedisi, a do të ndikojë më pas në cilësinë e jetës së tyre? Argumento përgjigjen.6 Në figurën 7, gjej veprimtari të ngjashme me ato që ndesh në vendbanimin tënd dhe trego si ndikojnë në jetën e komunitetit.7 Përmes një vizatimi ose një albumi fotografik, trego disa shembuj të ndikimit pozitiv dhe negativ të komunitetit mbi mjedisin ku jeton. Diskuto në klasë se si do të doje të ishte ai.“Libri i dijes - i lidhur me internetin”, Ema Helbrou (Emma Helbrough), 2004.Për më kureshtarëtminerale
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25