Page 22 - Demo
P. 22
20MësimiI.1Zgjerimi i universit (hapësira e universit)Universi është ftohur dhe zgjeruar që pas momentit të shpërthimit. Big Beng kohahapësira e universithapësira e universitzgjerimi i ngadaltëU formuan galaktikat e para.zgjerimi i shpejtë i hapësirëskoha ∼ 15 miliardë vite gjendja e tanishmeKrijimi dhe zgjerimi i universit, pas shpërthimit të madh (Big Beng-ut)Diskutojmë Njeriu kërkon vazhdimisht ta njohë sa më shumë hapësirën që e rrethon. Por, çfarë vendi zë planeti ynë në këtë hapësirë?Fjalë kyçe univers galaktikë sistem diellor Toka në sistemin diellor planet Hapësira që na rrethonE gjithë hapësira rreth nesh quhet univers ose gjithësi. Ajo është krijuar si rezultat i një shpërthimi të madh (Big Beng), gjatë të cilit, lënda dhe energjia u shpërndanë në drejtime të ndryshme (shih figurën 1). TOKA NË SISTEMIN DIELLORMe kalimin e kohës, grimcat e lëndës u mblodhën në trajtë vorbullash dhe formuan miliarda galaktika. Secila prej tyre përbëhet nga miliarda yje. Në njërën nga galaktikat, e quajtur “Rruga e Qumështit”, midis shumë e shumë yjeve të saj gjendet edhe ylli Diell (shih figurën 2). Rreth 4.6 miliardë vjet më parë, rreth Diellit u formua sistemi ynë diellor. Sistemi diellor përbëhet nga Dielli (që ndodhet në qendër) dhe nga planetët, satelitët, asteroidet, kometat dhe meteorët, të cilët Galaktika rrotullohen rreth tij. “Rruga e Qumështit” 2Dielli dhe sistemi ynë diellor30000 vitedritë largnga qendra e galaktikësqendra e galaktikës “Rruga e Qumështit”të sistemit diellortë sistemit diellorrreth qendrës së galaktikësrrethqendrëssëgalaktikësshpejtësia e rrotullimitshpejtësia e rrotullimit 200-300 km/s 00 km/sLEGJENDAdisa nga krahët e galaktikës “Rruga e Qumështit”1.51Dielli është qendra e sistemit diellor dhe burimi i dritës e i nxehtësisë që vjen në Tokë. Energjia diellore shërben si elementi fillestar i zinxhirit ushqimor të botës së gjallë dhe si burimi kryesor i jetës në biosferë. Ajo është baza e të gjitha proceseve jetësore dhe pjesë e rëndësishme e veprimtarisë ekonomike të njeriut. Kjo energji është gjithashtu faktori kryesor që ndikon në zhvillimin e shumë proceseve që ndodhin në atmosferë, hidrosferë e litosferë, si dhe në ndërveprimin midis mbështjelljeve gjeografike të planetit.

