Page 24 - Demo
P. 24


                                    22MësimiI.1 FORMA DHE PËRMASAT E TOKËSDiskutojmë Njeriu është përpjekur të zbulojë pamjen e vërtetë të Tokës shumë kohë më përpara se të dërgoheshin kamerat në hapësirë. Qe Aristoteli, dijetari grek, i cili në shekullin III p.e.s. dha i pari idenë e rrumbullakësisë së Tokës, me anë të llogaritjeve që bëri. Kohë më vonë, formën reale të këtij planeti e sollën imazhet e dërguara nga satelitët artificialë. • Ju mund të keni lexuar kuriozitete të ndryshme dhe mund të keni parë fotografi të pamjes së Tokës. Si e përfytyroni formën e saj? Forma e Tokës Për qëllime studimi, forma e Tokës është konsideruar gjithmonë sferike, si një top me sipërfaqe të lëmuar (shih figurën 2a). Por, forma reale e saj është paksa më e ndërlikuar. Rrezja polare është më e shkurtër se ajo ekuatoriale, pra Toka është më e fryrë në Ekuator dhe pak e shtypur në pole, si një elipsoid (shih figurën 2b). Përveç kësaj, sipërfaqja reale e Tokës ka reliev me ulje e ngritje të shumta, si male, kodra, fusha, lugina, rrafshnalta etj. (shih figurën 2d). Për t’iu afruar sa më pranë formës reale të saj, në paraqitjen e Tokës, gjeografët përdorin edhe gjeoidin (shih figurën 2c). Në dallim nga forma sferike dhe ajo elipsoide, gjeoidi pasqyron idenë e relievit të Tokës, pavarësisht se nuk përputhet me formën reale të saj. Ideja e relievit krijohet, sepse në kontinente, sipërfaqja e gjeoidit kalon 150 m mbi elipsoid, ndërsa në oqeane 150 m nën të. abrPamje nga relievi i kontinentit evropianParaqitje skematike e formës së Tokës12Fjalë kyçe forma e Tokës përmasat e Tokësa) b) c) d)Bazuar në figurën 2:përshkruaj ndryshimet që dallon midis formave a, b dhe c.Cila prej tyre i përafrohet formës reale të Tokës?Toka në formë sferike Toka në formën e elipsoidit Toka me reliev Toka në formën e gjeoidit1.6
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28