Page 25 - Demo
P. 25


                                    23Vendi dhe hapësira900 Poli i Veriut600 VAtmosfera300 VTropiku i Gaforres00 EkuatoriTropiku i Bricjapit300 J600 J900 Poli i JugutZvogëlohet këndi i rënies së rrezeve diellore.Rrezet diellore bien me këndin më të vogël. Ndriçim i pakët.Rrezet diellore bien me këndin më të vogël. Ndriçim i pakët.së rrezeve diellore.Zvogëlohet këndi i rënies 0).Rrezet diellore bien me këndin më të madh (90 Provat mbi formën e TokësI pari që vërtetoi se Toka ka formë sferike, ishte dijetari grek Pitagora (shek. IV p.e.s.). Ai dha provat e para mbi formën sferike të planetit tonë. Këto prova u plotësuan më vonë edhe nga Ptolemeu (shek. II e.s.), si dhe nga dijetarë të tjerë e lundërtarë të ndryshëm. Disa prej këtyre provave janë renditur më poshtë:1. Përpara se Dielli të ngrihet në horizont, rrezet e tij ndriçojnë në fillim majat e maleve dhe ndërtesat e larta e më pas pjesët e ulëta. Kjo gjë shpjegohet vetëm me formën e mysët të Tokës.2. Me ngjitjen në lartësi, një vrojtues vë re se hapësira përpara tij vjen gjithnjë duke u rritur. Kjo shpjegohet me mysëtinë e Tokës (shih figurën 3).3. Gjatë eklipsit të Hënës, hija që lëshon Toka ka formën e një rrethi. Kjo tregon se ajo ka formë sferike.4. Si pjesë e sistemit diellor, Toka (ashtu si planetët e tjerë, satelitët dhe vetë Dielli) ka formë sferike.  Rëndësia e formës së TokësForma sferike e Tokës ndikon shumë në sasinë e rrezatimit diellor që mbërrin në sipërfaqe të ndryshme të saj. Për shkak të një forme të tillë, rrezatimi diellor, i cili hyn në atmosferën e Tokës në formën e rrezeve paralele, bie me kënde të ndryshme në sipërfaqen e saj, duke krijuar kështu brezat klimatikë. Rrezet e Diellit bien me këndin më të madh në Ekuator, ndërkohë që në drejtim të poleve, ky kënd zvogëlohet derisa bëhet 00 (shih figurën 4). Për rrjedhojë, vendet që ndodhen në Ekuator, në pole dhe në gjerësitë gjeografike midis tyre, marrin sasi të ndryshme rrezatimi. Në përshtatje me brezat klimatikë ndryshon, si bota e gjallë, ashtu edhe lloji i tokave. Për këto do të flasim në mësimet në vijim. Skema tregon këndet e rënies së rrezatimit diellor në sipërfaqen e Tokës. 4• Me ndihmën e mësueses/it, diskuto: a) në cilin brez klimatik ndodhet Kosova dhe me çfarë këndi bie rrezatimi diellor në këtë brez;b) çfarë tiparesh ka klima e saj. Fjalorgjeoid - vjen nga greqishtja “gjeo”-Tokë dhe “idea”- figurë, shëmbëllim.3 Skema tregon se si ndikon forma e mysët e Tokës në hapësirën që sheh një vrojtues.
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29