Page 26 - Demo
P. 26
24Vendi dhe hapësira Përmasat e TokësZhvillimi i vazhdueshëm i teknologjisë përmes imazheve të dërguara nga satelitët artificialë, ka sjellë informacione të plota mbi përmasat e planetit tonë. Shihni më poshtë disa të dhëna për Tokën:rrezja ekuatoriale (a) = 6378 kmrrezja polare (b) = 6357 kmrrezja mesatare = 6371 kmsipërfaqja e Tokës: 510 milionë km2vëllimi i Tokës: 1083 miliardë km3dendësia mesatare: 5,5 gr/cm3 Rëndësia e masës së TokësMegjithëse bën pjesë në grupin e planetëve të vegjël, përmasat e Tokës kanë rëndësi të madhe, sepse përcaktojnë masën e saj (5,98 x 1024 kg). Masa e planetit tonë ndikon në madhësinë e forcës së rëndesës që krijohet. Falë kësaj force që ushtron, Toka arrin të mbajë të lidhur pas vetes atmosferën, një shtresë kjo shumë e rëndësishme për jetën (shih figurën 5).Atmosferaqërrethon Tokën.PVPJEkuatoriToka mban të lidhur pas vetes atmosferën.1 Rendit shprehjet e mëposhtme nga shkaku te pasojat (vendosi numrat në rrathët përkatës).Krijohen brezat klimatikë. Toka ka formë sferike. Ndryshon bota e gjallë dhe lloji i tokave në planet.2 Hulumto, grumbullo informacione (përmes internetit apo materialeve të shkruara) dhe bazuar në to, diskuto mbi përfytyrimet që ka pasur njerëzimi për formën e Tokës, përpara se të bëheshin zbulimet e mëdha gjeografike, studimet mbi formën e saj, si dhe fotografimet nga hapësira. 3 Vizato një skemë, ku të paraqesësh formën e Tokës dhe mënyrën se si bie rrezatimi diellor në sipërfaqen e saj, nga Ekuatori në pole. Argumento se ku qëndron rëndësia e formës sferike të Tokës. 4 Me çfarë këndi do të binte rrezatimi diellor në çdo pjesë të sipërfaqes së Tokës, nëse ajo do të ishte e sheshtë ose do të kishte formën e një kubi? 5 Plotëso të dhënat në tabelën e mëposhtme. TokaVendi i saj në sistemin diellor (kur renditja fillon nga Dielli)Rrezet e TokësSipërfaqja Vëllimi Dendësia6 Argumento rëndësinë që ka masa e Tokës.Pamje e planetit tonë dhe e atmosferës që e rrethon atë.5Përpjekja e parë për matjen e Tokës u bë në vitin 247 p.e.s., nga dijetari grek, Eratosteni. Ai ishte i pari që përllogariti perimetrin polar të planetit tonë. Sipas përllogaritjeve të tij, ky perimetër është 43 000 km (nga 40 000 km që e japin satelitët sot). A e dini se...Radha jote

