Page 28 - Demo
P. 28
26Vendi dhe hapësiraPVPJEkuatori nuk ka shmangieHemisfera Verioreshmangie majtas shmangie djathtas 6357 km6378 km600V600J300V300J00ditë natëdrejtimi i rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vetshmangiemajtasshmangiedjathtasshmangiemajtasshmangiedjathtasshmangie djathtasHemisfera JugoreshmangiemajtasLEGJENDAshmangia e rrymës/erës/masës ajrore nga drejtimi fillestar gjatë lëvizjesdrejtimi i lëvizjes së rrymës/erës/masës ajrore nëse Toka nuk do të rrotullohej Pasojat gjeografike të rrotullimitProvat që tregojnë se Toka rrotullohet rreth vetes, janë vetë pasojat që rrjedhin prej këtij rrotullimi (shih figurën 2):1. Formimi i ditë-natës. Si rezultat i rrotullimit të Tokës rreth vetes, formohet ditë-nata. Formimi i ditë-natës sjell si pasojë krijimin e një ritmike ose të një regjimi ditor për jetën e botës së gjallë dhe për elementet klimatike në planetin tonë.2. Shtypja e Tokës në të dyja polet. Si rezultat i rrotullimit rreth boshtit të vet, krijohet një forcë centrifugale (qendërikëse), e cila çon në zgjerimin e Tokës në Ekuator dhe në shtypjen e saj në të dyja polet. Për këtë arsye, rrezja polare është më e shkurtër se ajo ekuatoriale.3. Shmangia e erërave, e masave ajrore dhe e rrymave oqeanike. Po të mos rrotullohej Toka, erërat, masat ajrore dhe rrymat oqeanike do të lëviznin në një drejtim të caktuar, siç tregohet në figurën 2 (shigjetat me vizë të ndërprerë). Për shkak të rrotullimit të saj, ato shmangen djathtas, kur gjenden në Hemisferën Veriore, dhe majtas, kur gjenden në Hemisferën Jugore (fig. 2, shigjetat me vijë të ndërprerë).1 Përshkruaj rrotullimin e Tokës rreth boshtit të saj.2 Rendit pasojat e këtij rrotullimi.3 Ndërto një maket (me një top llastiku, plastelinë etj.), ku të paraqesësh formën e Tokës. Kalo nëpërmes tij një bosht, për të paraqitur boshtin imagjinar të Tokës. Vendose përballë një burimi drite (një llambë e ndezur ose elektrik dore). Shëno një pikë ose një shenjë tjetër mbi top dhe pasi ta rrotullosh atë nga perëndimi në lindje, në kah të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës, përshkruaj se si ndryshon ndriçimi mbi pikën apo shenjën gjatë rrotullimit. 4 Qëndro ulur si në figurë, në një rrotullame që nuk lëviz. Hidh një top drejt shokut/shoqes së ulur përballë teje. Përsërite veprimin, kur rrotullamja të lëvizë në të njëjtin drejtim si Toka rreth vetes. Përshkruaj çfarë vure re dhe përfundimin që arrite pas vëzhgimit tënd. Bëj një vizatim që tregon drejtimin e lëvizjes së rrotullames dhe të topit (në të dyja rastet: edhe kur rrotullamja nuk lëviz, edhe kur ajo është në lëvizje). Skema tregon pasojat e rrotullimit të Tokës rreth vetes. 2 Bazuar në fig. 2, përshkruaj drejtimet e shmangies së erërave/masave ajrore/rrymave oqeanike, gjatë lëvizjes së tyre nga një gjerësi gjeografike në tjetrën, në secilën hemisferë.drejtimi i topit kur rrotullamja nuk lëvizdrejtimi i topit kur rrotullamja është në lëvizjedrejtimi i lëvizjes së rrotullamesRadha jote

