Page 29 - Demo
P. 29


                                    27MësimiI.122 qershororbita e rrotullimit të Tokës rreth Diellit22 dhjetor23 Shtator21 marsDielliEkuatoriPVPVPVPVPJPJPJEkuatoriEkuatoriEkuatori66030’66030’660 66 30’ 030’solstici verorsolstici verorsolstici dimërorsolstici dimërorekuinoksi pranverorekuinoksi pranverorekuinoksi vjeshtorekuinoksi vjeshtorRROTULLIMI I TOKËS RRETH DIELLITDiskutojmë Gjatë vitit, stinët i lënë vendin njëra-tjetrës. Duke qenë se i njohim karakteristikat e secilës prej tyre, ne i planifikojmë punët, pushimet apo edhe mënyrën e të veshurit në përshtatje me to. Por, a e dini si formohen stinët? Rrotullimi i Tokës rreth DiellitToka rrotullohet rreth vetes e në të njëjtën kohë rrotullohet edhe rreth Diellit. Koha që i duhet Tokës të rrotullohet rreth Diellit është 365 ditë, 5 orë e 49 minuta. Ky rrotullim bëhet nga perëndimi në lindje, në drejtim të kundërt me lëvizjen e akrepave të orës, nëpër një rrugë (orbitë) në formën e elipsit (shih figurën 1). Gjatë këtij rrotullimi, boshti i Tokës formon me planin e orbitës së rrotullimit një kënd prej 66030’.Përshkruaj tiparet e klimës së Kosovës sipas stinëve të vitit dhe trego si ndryshon përgjatë tyre gjatësia e ditës nga ajo e natës. Formimi i stinëve Në 22 dhjetor, Toka i ekspozon Diellit më tepër Hemisferën Jugore, ndaj kjo datë për këtë hemisferë, shënon ditën e solsticit veror, ndërsa për Hemisferën Veriore, ditën e solsticit dimëror (shih figurën 2a). Për shkak të këtij pozicioni kundrejt Diellit, Hemisfera Jugore merr më tepër energji diellore dhe në të fillon vera astronomike. Dielli lind në juglindje dhe perëndon në jugperëndim. Rrezet diellore bien pingul në tropikun e jugut. Duke filluar nga Ekuatori deri në Rrethin Fjalë kyçe rrotullimi i Tokës rreth Diellit formimi i stinëve solstic ekuinoks Skema tregon rrotullimin e Tokës rreth Diellit.1Pasojat e rrotullimit të Tokës rreth DiellitNga rrotullimi i Tokës rrjedhin këto pasoja:• formohen stinët;• ndryshon gjatësia (kohëzgjatja) e ditës dhe e natës;• ndryshon vendi i lindjes dhe i perëndimit të Diellit në horizont.1.8
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33