Page 34 - Demo
P. 34
32MësimiI.1Poli i Veriut Poli i VeriutparalelHemisfera VerioremeridianMeridiani 1800Poli i JugutMeridiani Fillestar (Grinuiç)EkuatoriTropiku i Veriut (Tropiku i Gaforres)Tropiku i Jugut(Tropiku i Bricjapit)-600-300-600-900-1200-1500 -18001500120090000600300-300600 900-90030023.5023.5000Hemisfera JugoreHemisfera PerëndimoreHemisfera LindoreAfrikaAmerika e Veriut Amerika e JugutEvropaAziaOQEANI ATLANTIKOQEANI PAQËSOR1.9 KOORDINATAT GJEOGRAFIKEDiskutojmë Risjellim në vëmendje njohuritë që kemi marrë mbi vendndodhjen absolute të vendeve. Çfarë kuptoni me vendndodhje absolute? Cila është vendndodhja absolute e Prishtinës? ParaleletShikojmë figurën 1(a). Vija horizontale më e gjatë që qarkon Tokën dhe e ndan atë në dy gjysma të barabarta quhet Ekuator. Ekuatori ka vlerën 00 dhe e ndan Tokën në dy gjysmësfera: në Hemisferën Veriore dhe Hemisferën Jugore. 900 larg Ekuatorit, ndodhen Poli i Veriut dhe Poli i Jugut. Të gjitha vijat horizontale që qëndrojnë paralel me Ekuatorin, quhen paralele. Paraleli më i gjatë është Ekuatori, ndërsa gjatësia (perimetri) e gjithë paraleleve të tjera vjen duke u zvogëluar sa më shumë u afrohemi poleve.paralelemeridiane gjatësi gjeografikegjerësi gjeografike Fjalë kyçe MeridianetShohim figurën 1(b). Vijat imagjinare që kalojnë nëpër të dyja polet dhe qëndrojnë pingul me paralelet quhen meridiane. Të gjitha meridianet kanë gjatësi (perimetër) të njëjtë. Meridiani, i cili kalon nga Poli i Veriut përmes Grinuiçit (Greenwich) në Angli, drejt Polit të Jugut, me marrëveshje quhet Meridiani Fillestar dhe ka vlerën 00. Ai e ndan Tokën në dy gjysma të barabarta, të quajtura Hemisfera Perëndimore dhe Hemisfera Lindore. Në anën e kundërt 1 Rrjeti i meridianeve dhe i paraleleve në globKureshtja që ngjall përherë Meridiani i Grinuiçit bën që çdo vit, Observatorin Mbretëror të Grinuiçit ta vizitojnë qindra mijëra njerëz. Ata vijnë aty për të qëndruar në vijën që ndan Lindjen nga Perëndimi. Por, jo të gjithë e dinë se ky meridian (i cili në rrugën e tij nga poli në pol, përveç Anglisë, kalon edhe në Francë, Spanjë, Algjeri, Mali, Burkina Faso, Togo, Ganë, madje edhe në Antarktidë) është shenjuar me simbole dalluese në të gjitha këto vende. A e dini se... Fjalorhartograf - ai që merret me vizatimin e hartave.Për të gjetur saktësisht se ku ndodhen vendet në Tokë, hartografët përdorin një rrjet imagjinar të përbërë nga vija horizontale dhe vertikale.

