Page 35 - Demo
P. 35
33Vendi dhe hapësira Koordinatat gjeografikeMe anë të meridianeve e të paraleleve, ne mund të përcaktojmë koordinatat gjeografike (gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike) të një vendi.Gjatësia gjeografike tregon se sa gradë larg, në lindje ose në perëndim të Meridianit Fillestar, ndodhet një vend (shih figurën 2a). Poli i Veriut Prishtina (21010`gjatësi gjeografike lindore)Poli i Jugut900Poli i JugutNju OrlinsEvropaAziaAfrikaAmerikae Jugut700600500400300200100100100200300400100 2003004000030060 70 0 0800OQEANI ATLANTIK200 40 50 0 0800 900 1000Ekuatori 00Qendrae TokësBoshti i TokësNju Orlins(900 gjatësi gjeografike)900gjatësia gjeografikePoli i Veriut (gjerësia gjeografike 900)900Nju OrlinsEvropaAziaAfrikaAmerikae Jugut700600500400300200100100100200300400100 2003004000030060 70 0 0800OQEANI ATLANTIK200 40 50 0 0800 900 1000Paraleli 300meridiani 900Ekuatori 00Qendrae TokësBoshti i Tokësgjerësiagjeografike 300Amerika e VeriutAmerika e VeriutNju Orlins(300 gjerësi gjeografike)Prishtina (42040`gjerësi gjeografike veriore)a) b)Gjatësia dhe gjerësia gjeografike (vendndodhja absolute) e vendeve në glob2me Meridianin Fillestar ndodhet Meridiani 180°. Ky meridian njihet si Kufiri Ndërkombëtar i Ndërrimit të Datave dhe kalon nëpër Oqeanin Paqësor (në ishuj të pabanuar).Vendet në perëndim të Meridianit Fillestar ndodhen në Hemisferën Perëndimore dhe kanë gjatësi gjeografike perëndimore. Vendet në lindje të Meridianit Fillestar ndodhen në Hemisferën Lindore dhe kanë gjatësi gjeografike lindore. Për shembull, Prishtina ka gjatësi gjeografike lindore 21°10’, sepse ndodhet në Hemisferën Lindore në një distancë prej 21°10’ larg Meridianit të Grinuiçit.Gjerësia gjeografike tregon se sa gradë larg, në veri ose në jug të Ekuatorit, ndodhet një vend (shih figurën 2b). Vendet në veri të Ekuatorit ndodhen në Hemisferën Veriore dhe kanë gjerësi gjeografike veriore. Vendet në jug të Ekuatorit ndodhen në Hemisferën Jugore dhe kanë gjerësi gjeografike jugore. Për shembull, Prishtina ka gjerësi gjeografike veriore 42°40’, sepse ajo ndodhet në Hemisferën Veriore në një distancë prej 42°40’ larg Ekuatorit.Gjetja e koordinatave gjeografike të Prishtinës (me gjatësi gjeografike lindore 21°10’ dhe gjerësi gjeografike veriore 42°40’)Për të gjetur koordinatat gjeografike të Prishtinës, vepro si më poshtë:1. Në hartën e botës ose në glob, gjej: a) meridianin 21° dhe meridianin 22o, të cilët ndodhen në lindje të Grinuiçit; b) paralelin 42° dhe paralelin 43°, që ndodhen në veri të Ekuatorit. 2. Ndaj distancën midis dy meridianeve dhe dy paraleleve (që gjete) në 60 pjesë/vija imagjinare të barabarta, ku secila prej tyre përfaqëson 1° (60 ndarje të barabarta me 60 minuta). 3. Duke shkuar 10 ndarje më në lindje (që përfaqësojnë 10 minuta) të meridianit 21°, gjej gjatësinë gjeografike lindore të Prishtinës, prej 21°10’ . 4. Duke shkuar 40 ndarje më në veri të paralelit 42° (që përfaqësojnë 40 minuta), gjej gjerësinë gjeografike veriore të Prishtinës prej 42°40’.Kështu, vendndodhja gjeografike e Prishtinës gjendet në pikën ku pritet meridiani me paralelin që gjete.Shembull“Atlas gjeografik i botës për fëmijë”, Belinda Veber (Belinda Weber).“Atlas gjeografik i botës - i lidhur me internetin”, Stefani Tërnbull (Stephanie Turnbull) dhe Ema Helbrou, 2008.Për më kureshtarëtSERBIPodujevëVushtrri MitrovicëPejëGjakovëPrizrenFerizajGjilanPrishtinëIbërMALI I ZISHQIPËRI MAQEDONI0 20 21424320 21 22434220 40 kmDrini i BardhëLumi DrinLiqeni i Fierzës42040’21010’

