Page 37 - Demo
P. 37
PUNË PRAKTIKE351.2• Zgjidhen ushtrimet e mëposhtme.• Shpjegohet kuptimi i koncepteve të mëposhtme dhe përcaktohet përse shërbejnë ato.Rezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • përcakton vendndodhjen absolute të një vendi në hartë duke përdorur koordinatat gjeografike të tij;• dëgjon me vëmendje komentet dhe zgjidhjet e shokëve dhe shoqeve e diskuton me ta;• shpjegon qartë dhe saktë, me gojë dhe me shkrim, kuptimin e termave: paralele, meridiane, gjatësi e gjerësi gjeografike dhe hemisferë.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45‘Materialet burimore: Të dhëna të siguruara nga teksti mësimor, interneti a enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: glob, harta e botës, harta e Evropës, harta e Kosovës, teksti i Gjeografisë 6, laps, fletore e punës praktike.Metodologjia që do të përdoret:Punë në grupe, punë individuale.Puna përgatitore:Risill në kujtesë kuptimin: paralel, meridian, gjatësi dhe gjerësi gjeografike. Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktikePËRCAKTIMI I VENDNDODHJES ABSOLUTE TË NJË VENDI NË HARTË PËRMES KOORDINATAVE GJEOGRAFIKEParalele Meridiane Gjerësi gjeografike Gjatësi gjeografike a) Në globin e figurës 1 dhe në hartën e figurës 2, gjej dhe emërto Ekuatorin, Meridianin e Grinuiçit, Meridianin 1800 dhe polet e Tokës. b) Bazuar në hartën e botës, të ekspozuar në klasë, përcakto koordinatat gjeografike dhe se në cilën hemisferë ndodhen ShBA-ja, Kanadaja, Argjentina, Norvegjia, Australia, Algjeria, India dhe Malajzia.1Rrjeti gjeografik në glob

