Page 40 - Demo
P. 40


                                    38Vendi dhe hapësiraçka bën që në këtë meridian të krijohet ndryshim prej 1 dite. Për këtë arsye, meridiani 180o është quajtur Kufiri Ndërkombëtar i Ndërrimit të Datave. Është llogaritur që ai të kalojë nëpër Paqësor, në vende të pabanuara, ku ndryshimi i orës të mos krijojë vështirësi në jetën e përditshme. Metodat e orientimit në terrenPër orientimin në terren përdoren metoda të ndryshme, në varësi të vendit ku ndodhemi, kohës, kushteve të motit apo mjeteve që kemi me vete. Disa nga metodat kryesore të orientimit janë përshkruar më poshtë:Orientimi me anë të lëvizjes së DiellitGjetja e anëve të horizontit apo orientimi me anë të Diellit është një metodë shumë e thjeshtë. Për këtë i referohemi drejtimit nga lind Dielli (Lindjes). Nëse kthehemi me fytyrë nga Lindja, pas kemi Perëndimin, në të djathtën tonë kemi Veriun dhe në të majtë Jugun (shih figurën 2).Mesditë (ora 12)Perëndimi (P) Lindja (L)Veriu (V)Perëndimi (P) Lindja (L)Orientimi me anë të Diellit dhe orësMbajmë orën horizontalisht përpara vetes dhe e rrotullojmë në mënyrë të atillë që akrepi i vogël i saj të jetë në të njëjtin drejtim me Diellin. Në këtë rast, përgjysmorja e këndit që formohet midis akrepit të vogël dhe shifrës 12 të orës, do të tregojë jugun (shih figurën 3). Orientimi me anë të orës dielloreOra diellore u përdor deri në mesjetë, në Egjipt, Kinë, Indi etj., me qëllim kryesor matjen e kohës. Ajo shërbente gjithashtu për t’u orientuar në natyrë sipas drejtimit të lindjes dhe perëndimit të Diellit. Matja e kohës bëhej nëpërmjet hijes që lëshonte prej rrezatimit diellor një objekt i qëndrueshëm. Gjatë ditës, hija lëvizte në të njëjtindrejtim me lëvizjen e objektit të qëndrueshëm, kjo si pasojë e rrotullimit të Tokës rreth vetes.Orientimi me anë të objekteve dhe shenjave të ndryshme në natyrëNë vendet malore dhe në kohë me vranësira, orientimi mund të bëhet me anë të myshqeve. Duke qenë se nuk kanë nevojë për rrezatim diellor të drejtpërdrejtë, myshqet rriten në pjesën veriore të trungjeve të pemëve. Në këtë mënyrë, ato na orientojnë drejt veriut. Në zonat pyjore, përqendrimi i madh i rrathëve në pjesën veriore të drurëve të prerë na orienton gjithashtu drejt veriut. Shembull i orientimit në terren me anë të lëvizjes së DiellitShembull i orientimit në terren me anë të myshqeve në trungjet e pemëve Shembull i orientimit në terren me anë të Diellit dhe orës2 34Jugu (J)JugDielli Veri
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44