Page 41 - Demo
P. 41


                                    39Vendi dhe hapësiraYlli PolarArusha e Vogël ArushaeMadheA x 5ANë këto zona, jugun mund ta përcaktojmë nëpërmjet rrëshirës së pemëve (që grumbullohet kryesisht në faqet jugore të trungjeve) dhe me anë të milingonave, të cilat i ndërtojnë foletë në pjesën jugore të drurëve. Orientimi me anë të Yllit PolarYlli Polar tregon gjithmonë veriun. Për ta gjetur atë, duhet që natën, midis yjeve në qiell, të dallojmë më parë Arushën e Madhe, e cila përbëhet nga 7 yje të ndritshëm dhe ka trajtën e një luge të kthyer nga brenda. Më pas, matim me sy të lirë distancën midis dy yjeve të fundit të bishtit të Arushës së Madhe dhe në vijë të drejtë llogaritim një largësi sa pesëfishi i saj. Në fundin e kësaj vije do të gjejmë një yll të ndritshëm, që është Ylli Polar, i cili ndodhet në bishtin e Arushës së Vogël (shih figurën 5). Orientimi me anë të busullësPër t’u orientuar me anë të busullës, e mbajmë atë horizontalisht, duke e rrotulluar derisa gjilpëra magnetike të ndalet. Drejtimi i gjilpërës do të tregojë veriun (shih figurën 6). Orientimi me anë të GPS (Global Positioning System - Sistemi Global i Pozicionimit)Me anë të GPS-it mund të orientohemi në çdo çast se ku ndodhemi (mësojmë koordinatat, lartësinë mbi nivelin e detit etj., si në figurën 7).Përdorimi i hartave të Google Maps Nëpërmjet këtyre hartave mund të marrim të dhëna gjeografike për çdo objekt që ndodhet në një hapësirë të caktuar të globit.Radha jote1 Bëj dallimin midis kohës lokale dhe kohës zonale.2 Bazuar në figurën përbri:a) përshkruaj si ndryshon koha lokale e Kosovës në raport me vendet e tjera të paraqitura në hartë; b) argumento shkakun e këtij ndryshimi. 3 a) Evidento përmes shembujve mënyrat e orientimit në terren. b) Përshkruaj mënyrat që mund të kesh përdorur për t’u orientuar në terren, apo ato që të duken më të përshtatshme.DALLASNJU-JORKLONDËR BERLIN MOSKËPARISPRISHTINËKAJROPEKINKINËBRAZILARGJENTINËKILIPERUPARAGUAIBOLIVIINDIIRANTURQI SHQIPËRIRUMANIGREQIITALIIRANKAZAKISTAN UKRAINËPOLONI GJERMANIBRITANIA E MADHENORVEGJIFRANCËSPANJËSUDANANGOLAAFRIKA E JUGUTETIOPIARABIASAUDITEIRAKEGJIPTS h B AMEKSIKËKOLUMBIVENEZUELËKANADAGROENLANDËAUSTRALIMALAJZII S H U J T FILIPINESIDNEITOKIOKELGËRIOrientimi në natyrë me anë të Yllit Polar5Kullë e sistemit global të komunikimit nëpërmjet telefonisë së lëvizshme7 Orientimi në terren me GPS (a) dhe me GSM (b)a) b)Orientimi me anë të busullës6
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45