Page 42 - Demo
P. 42
PUNË PRAKTIKE401.3Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• përshkruan rëndësinë që ka gjetja e koordinatave gjeografike të një vendi në përcaktimin e kohës zonale të tij; • gjen dhe shpjegon përmes përllogaritjeve, ndryshimin e kohës zonale në vende me gjatësi të ndryshme gjeografike;• tregon bashkëpunim dhe qëndrim etik gjatë punës në grup;• ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta, në klasë.Materialet burimore: Të dhëna të siguruara nga teksti mësimor, interneti a enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: glob, harta e botës, harta e Evropës, teksti i Gjeografisë 6, laps, fletore e punës praktike.Metodologjia që do të përdoret:Punë në grupe, punë individuale.Puna përgatitore- Bazuar në njohuritë e marra më parë, përcaktohet kuptimi i termave: kohë lokale, kohë zonale, gjatësi gjeografike, gjerësi gjeografike.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike· Mësuesi/ja punon së bashku me nxënësit/et shembujt e mëposhtëm (të zgjidhur).PËRCAKTIMI I KOHËS ZONALE TË VENDEVE ME GJATËSI TË NDRYSHME GJEOGRAFIKEShembulli 1Sa është gjatësia gjeografike eAlepos (Siri) me kohë lokale 13h 30’,kur në Prishtinë me gjatësi gjeografike lindore21o10’, koha lokale është 12h 30’?ZgjidhjeHapi i parëPërcaktohet si qëndrojnë kundrejt njëri-tjetrit të dyja vendet. Në hartë shihet se Alepoja ndodhet më në lindje të Prishtinës dhe se ka gjatësi gjeografike lindore (sepsendodhet në lindje të Grinuiçit).Hapi i dytëGjendet diferenca në kohë ndërmjet dyvendeve:13h 30’- 12h 30’ = 1h është distanca nëkohë ndërmjet dy vendeve.Hapi i tretëDiferenca në kohë midis dy vendeve kthehet në distancë në gradë, duke ndjekur arsyetimin e mëposhtëm:Gjatë 24 orëve Toka përshkon 360o, ose gjatë 1 ore (60’) Toka përshkon 15o, ose:1o Toka e përshkon për 4’.Po gjatë 1h (1 ore) sa gradë përshkon ajo?Atëherë: = 150 4’ 1h (ose 60’) x 10 është distanca në gradë ndërmjet dy vendeve.Pra, Alepoja ndodhet 16o25’ më në lindje të Prishtinës.Hapi i katërtGjendet gjatësia gjeografike e Alepos(duke i shtuar gjatësisë gjeografike të Prishtinës, distancën ndërmjet saj dhe Alepos):21o10’+ 15o = 36o 10’ është gjatësia gjeografikelindore e Alepos.

