Page 43 - Demo
P. 43
41Shembulli 2Sa është koha lokale në Karakas (Venezuelë) me gjatësi gjeografike perëndimore 66o54’, kur në Prishtinë me gjatësi gjeografike lindore 21o10’, koha lokale është 8h 30’?Hapi i parëPërcaktohet si qëndrojnë kundrejt njëri-tjetrit të dyja vendet. Në hartë shihet se Karakasi ndodhet më në perëndim të Prishtinës dhe se ka gjatësi gjeografike perëndimore (sepse ndodhet në perëndim të Grinuiçit).Hapi i dytëGjendet distanca në gradë ndërmjet dy vendeve:66o54’+ 21o10’= 87o64’ose88o4’. Kjo është distanca në gradë ndërmjet dy vendeve (veprimi në këtë rast është mbledhje, sepse Karakasi ndodhet 66o54’në perëndim të Grinuiçit, ndërsa Prishtina 21o10’në lindje të Grinuiçit, pra 88o4’ larg njëri-tjetrit.Hapi i tretëDistanca në gradë ndërmjet dy vendeve kthehet në ndryshim në kohë ndërmjet tyre, duke ndjekur arsyetimin e mëposhtëm:Gjatë 24 orëve Toka përshkon 360o, ose gjatë 1 ore (60’) Toka përshkon 15o, ose:1o Toka e përshkon për 4’.Po 88o4’ për sa kohë i përshkon ajo?8804’x 4’ 88,070 x 4’10 10 = = 352,28’ ose 5h52’ është ndryshimi në kohë ndërmjet dy vendeve.Pra, Karakasi ndodhet 5h 52’ larg, në perëndim të Prishtinës (ose më mbrapa në kohë se Prishtina).Hapi i katërtGjendet koha lokale e Karakasit (duke i zbritur kohës lokale të Prishtinës ndryshimin në kohë ndërmjet saj dheKarakasit):8h 30’- 5h 52’ = 2h 38’ është koha lokale në Karakas.1. Sa është gjatësia gjeografike e Athinës (Greqi) me kohë lokale 18h 30’, kur në Prishtinë me gjatësi gjeografike lindore 21o10’, koha lokale është 17h 20’?2. Sa është gjatësia gjeografike e Helsinkit (Finlandë) me kohë lokale 4h 20’, kur në Prishtinë me gjatësi gjeografike lindore 21o10’, koha lokale është 3h 10’?3. Sa është koha lokale në Bruksel (Belgjikë) me gjatësi gjeografike 05o, kur në Prishtinë me gjatësi gjeografike lindore 21o10’, koha lokale është 14h?4. Sa është koha lokale në Kiev (Ukrainë) me gjatësi gjeografike lindore 30o 31’, kur në Prishtinë me gjatësi gjeografike lindore 21o10’, koha lokale është 9h 40’?· Nxënësit/et zgjidhin në klasë ushtrimet e mëposhtme.· Bëhet vlerësimi dhe vetëvlerësimi i nxënësve.300V600V1200P 600P 600L 1200 0 L 0300JEkuatorAlepoPrishtinëKarakas

