Page 44 - Demo
P. 44
42MësimiI.1 1.11 PARAQITJA GRAFIKE E TOKËSDiskutojmë Vëllai ose motra jote, student/e në degën e Drejtësisë, do të marrë pjesë në një seminar të organizuar në Universitetin La Sapienca, Romë. Për këtë, i duhet informacion: për vendndodhjen e universitetit, për distancën e universitetit nga objekte të njohura, për rrugët që të çojnë në këtë universitet, për planimetrinë e tij etj. Për të marrë informacionin e nevojshëm, fillimisht motra ose vëllai duhet t’i drejtohet globit, hartës së Italisë e të Romës dhe planit të zonës ku ndodhet universiteti, që janë tri format e paraqitjes grafike të sipërfaqes së Tokës. Si mendoni, çfarë të dhënash mund të gjejë në secilën prej tyre?globi harta planiFjalë kyçeParaqitja e sipërfaqes së Tokës në glob dhe në hartë1 GlobiGlobi është paraqitja në sferë e sipërfaqes së Tokës me përmasa të zvogëluara (shih figurat 1 dhe 2). Nëpërmjet tij njihemi me vendndodhjen gjeografike të vendeve, me formën e planetit tonë, vendosjen e kontinenteve dhe të oqeaneve, mund të demonstrojmë rrotullimin e Tokës rreth vetes, si dhe të kuptojmë si ndryshon shpejtësia rrotulluese e vendeve nga Ekuatori në pole. Megjithatë, globi ka kufizimet e veta. Duke qenë se ai e paraqet Tokën shumë të zvogëluar, informacionet gjeografike që marrim nuk janë të hollësishme. Krahas kësaj, forma dhe përmasat që ka globi, na e vështirësojnë përdorimin e tij në çdo kohë e në çdo vend. HartaPër të marrë më tepër informacion për tiparet fizike dhe humane të sipërfaqes së Tokës na shërbejnë hartat, të cilat janë më praktike se globi (shih figurat 3 dhe 4). Hartë quhet paraqitja në sipërfaqe të rrafshët e gjithë sipërfaqes së Tokës ose e një pjese të saj, me përmasa të zvogëluara. Duke qenë se hartat paraqesin sipërfaqe të mëdha, gjatë ndërtimit të tyre merret parasysh forma sferike e Tokës. Për këtë arsye, projektimi i hartave ka vështirësitë e veta, pasi një sipërfaqe e harkuar është e pamundur të mos deformohet nëse shtrihet mbi një sipërfaqe të sheshtë. Për të zvogëluar shkallën e këtyre deformimeve, hartografët përdorin metoda të ndryshme në ndërtimin e hartave. PlaniPër të paraqitur me hollësi çdo objekt që ndodhet në një sipërfaqe, si: banesat, shkollën, universitetin, qendrën studentore, rrugët, spitalin etj., duhet të njohim dhe të studiojmë më parë planin e saj. Plan quhet paraqitja në rrafsh pa shformime e një sipërfaqeje të vogël të Tokës me përmasa të zvogëluara (shih figurën 5). Duke qenë se plani paraqet sipërfaqe të vogla të Tokës, ai nuk merr parasysh formën sferike të Tokës, pra sipërfaqja e paraqitur nuk ka shformime. Të gjitha objektet në plan paraqiten të para nga sipër.Bazuar në globin që ke në klasë, trego se çfarë informacioni merr prej tij për qytete të ndryshme të botës, siç janë për shembull: Roma, Prishtina, Londra, Berlini etj.

