Page 46 - Demo
P. 46
PUNË PRAKTIKE44Sipërfaqja sferike e Tokës, e shtrirë në një sipërfaqe të rrafshëtRezultatet e të nxënit Në përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• përzgjedh informacionin nga harta të ndryshme (harta dhe plane të gjetura në Internet), të cilat i përdor për realizimin e detyrave; • ndërton një “glob” që përshkohet nga rrjeta gjeografike dhe përmes tij, argumenton shkakun pse në harta ndodhin deformime të formave të sipërfaqes së Tokës;• analizon, vlerëson dhe menaxhon informacionin e marrë përmes përdorimit të TIK-ut;• krahason dhe diskuton në lidhje me ngjashmëritë dhe ndryshimet midis hartës, planit dhe globit.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45‘, në klasë.Materialet burimore: Të dhëna të siguruara nga teksti mësimor, interneti a enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: globi, harta e botës, harta fizike dhe politike të shteteve të ndryshme, plane të qyteteve që i përkasin shteteve që keni përzgjedhur sipas dëshirës, një top llastiku, një lapustil dhe gërshërë.Metodologjia që do të përdoret:Punë në grupe, punë individuale.Puna përgatitore- Bazuar në njohuritë e marra më parë, përcaktohet kuptimi i termave: glob, hartë dhe plan.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktike1.4NDRYSHIMET MIDIS GLOBIT, HARTËS DHE PLANITVeprimtaria 1 Veprimtaria 2• Hulumto në internet, gjej, printo dhe sill në klasë: harta fizike ose politike të vendeve të ndryshme dhe plane të kryeqyteteve (ose të qyteteve që dëshiron të njohësh apo vizitosh). Përveç tyre, paraqit në klasë globin, hartën e botës dhe harta të kontinenteve.• Mbi një top të vogël llastiku, cakto dy pika që ndodhen 1800 larg nga njëra-tjetra. • Vertikalisht, vizato disa rrathë që kalojnë (priten) në të dyja pikat e përcaktuara në fillim.• Bëj disa vija të tjera pingul me ato që vizatove (do të formohet një rreth i madh dhe shumë të tjerë paralel me atë, të cilët zvogëlohen duke iu afruar dy pikave të përcaktuara në fillim). Prite topin në disa pjesë përgjatë vijave vertikale, që të kesh mundësi ta “shtrish” sipërfaqen e tij mbi tavolinë.• Diskuto në klasë: A është e mundur që e gjithë sipërfaqja e topit të shtrihet në sipërfaqen e sheshtë të tavolinës, pa pësuar deformime? Pse? • Përshkruaj se çfarë drejtimesh morën vijat horizontale dhe ato vertikale që vizatove. Argumento pse është e vështirë ta paraqesim të gjithë sipërfaqen sferike të Tokës në një sipërfaqe të rrafshët.• Përzgjidh shtetin/kryeqytetin/qytetin për të cilin do të grumbullosh informacionin që të nevojitet dhe përshkruaj se çfarë të ofroi globi, harta dhe plani. • Diskuto se çfarë të përbashkëtash dhe ndryshimesh dallon midis globit, hartës dhe planit.1

