Page 48 - Demo
P. 48


                                    46Vendi dhe hapësiraPjerrësia e relievitImazh satelitor Imazh satelitor Relievi, hidrograa dhe një pjesë e qendrës së banuarRrjeti lumor Qendra e banuarNdarja administrative midis njësive në një qendër të banuarRrjeti automobilistik Elementet e hartaveI gjithë informacioni që përmbajnë hartat e mësipërme apo çdolloj harte tjetër paraqitet me anë të elementeve të tyre. Ato mund të jenë elemente matematikore ose gjeografike.Në figurat 1/a dhe 1/b, hartat kanë një shkallë zvogëlimi të paraqitur si raport dhe një kornizë rrethuese me koordinatat gjeografike të vendosura në të. Këto quhen elemente matematikore.Krahas tyre, ka edhe elemente të tjera që tregojnë disa karakteristika fizike dhe humane të hapësirës së paraqitur. Këto quhen elemente gjeografike (shih figurën 2a dhe 2b).2 Disa elemente fiziko-gjeografike dhe humane që paraqiten në harta të ndryshme.Sipas shkallës së zvogëlimitSipas përmbajtjesHartë topografikeHartë tematikeHartë fiziko-gjeografikeHartë gjeologjike, e klimës, fiziko-gjeografike, e mjedisit etj.Hartë e popullsisë, politike, kulturore, industriale, bujqësore etj.Hartë ekonomiko-shoqëroreHartë e vogël, e mesme, e madheHartë mësimore, turistike, e komunikacionit etj.Sipas përdorimitLlojet e hartave Llojet e hartave gjeografikeHartografët i krijojnë hartat duke u bazuar në elementet që duan të paraqesin në to. Hartat janë të shumëllojshme, sipas qëllimit për të cilin krijohen. Ato ndryshojnë sipas përmbajtjes, sipas shkallës së zvogëlimit dhe sipas përdorimit (shih figurën 3). Në varësi të hartave që përdoren, elementet gjeografike mund të jenë: a) fiziko-gjeografike, p.sh.: shenjat që paraqesin rrjetin hidrografik, relievin, përbërjen gjeologjike, tokat, bimësinë etj. b) humane, p.sh.: shenjat që tregojnë qendrat e banuara, objektet industriale, rrugët, kufijtë politikë e administrativë, dendësinë e popullsisë etj.  Hartat sipas përmbajtjesSipas përmbajtjes, hartat ndahen në topografike dhe tematike. Në hartat topografike, përcaktohet vendndodhja absolute e një vendi dhe paraqiten të gjitha tiparet fizike e humane të tij. Krahas këtyre, në dallim nga çdolloj harte tjetër, në hartat topografike paraqiten edhe lartësitë e relievit. Kjo realizohet me anë të disa vijave të lakuara e të 3 Skema paraqet llojet e hartave.a) b)
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52