Page 50 - Demo
P. 50


                                    48MësimiI.1a) c) b) d) 250 m50 mParkim1.13 SHKALLA E HARTËSDiskutojmë Hartat e figurës 1 paraqesin informacion të ndryshëm për objektet që ndodhen në bllokun numër 2 të banesave. Përshkruani se çfarë objektesh dalloni te ky bllok në secilën prej hartave. Si mendoni, përse informacioni rreth këtyre objekteve ndryshon nga hartë në hartë?shkalla e hartësshkallë numerike shkallë grafike legjenda e hartës simboleFjalë kyçeInformacioni që marrim nga harta të ndryshme varet edhe nga shkalla e hartës.Shkalla e hartës është raporti ndërmjet distancave në hartë dhe distancave reale mbi sipërfaqen e tokës. Raporti ndërmjet distancave në hartë dhe atyre reale mbi sipërfaqen e tokës shprehet me anë të njësive, që mund të jenë centimetra, metra ose kilometra.Shikoni hartat e figurës 1. Harta 1(a) paraqet një zonë më të madhe se të tjerat. Për këtë hartë është përdorur një shkallë zvogëlimi më e madhe (shkalla 1:50000). Harta 1(d) përfaqëson një zonë të vogël. Në këtë rast është përdorur një shkallë zvogëlimi më e vogël (shkalla 1:5000). Mënyrat e paraqitjes së shkallës së hartësShkallët e hartave të ndryshme mund t’i ndeshim në tri mënyra (shih shembullin në figurën 2):1. Me fjalë, 1 cm në hartë përfaqëson 32 000 000 cm në terren.2. Si një raport ose si një pjesëtim, 1:32000000 (kjo do të thotë se 1 cm në hartë përfaqëson 32 000000 cm në terren). Meqenëse shprehet me numra, shkalla quhet numerike (njësia e saj zakonisht është centimetri).Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:50 000Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:5 000Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:10 000Blloku i banesave Nr. 2Shkalla 1:25 000Bllok banesash i një qendre urbane, i paraqitur në shkallë të ndryshme zvogëlimi 1500 m100 mShih se sa metra përfaqëson 1 centimetër në shkallën lineare të përdorur në secilin prej planeve (në figurat 1/a, b, c, d) dhe diskuto në klasë. 
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54