Page 53 - Demo
P. 53


                                    PUNË PRAKTIKE511.5Pra, distanca e rrugës nga shkolla për në qendrën sinoptike (e cila e matur në terren ishte 600 000 cm), në hartën me shkallë 1 :10000, do të paraqitet me një gjatësi 60 cm. Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja:• llogarit dhe orientohet me shkallën e zvogëlimit në harta të ndryshme;• mat distanca në vijë ajrore në harta me shkallë zvogëlimi të ndryshme dhe orientohet me distancat reale midis zonave të ndryshme në terren;• përcakton vetë një itinerar udhëtimi, mat distanca rrugore në harta me shkallë zvogëlimi të ndryshme dhe orientohet me distancat reale midis vendeve të cilat mund t‘i vizitojë gjatë udhëtimeve;• diskuton me shokët dhe shoqet për gjetjet e tij.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta, në klasë.Materialet burimore: Të dhëna të siguruara nga teksti mësimor, interneti a enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta të ndryshme fiziko-gjeografike, topografike, laps, kompas, vizore, fije peri, fletë formati A4.Metodologjia që do të përdoret:Punë në grupe (ndërtim maketi, paraqitje, diskutim).Puna përgatitore:Rikujto njohuritë e marra: a) Çfarë është shkalla numerike? Po shkalla grafike? b) Si veprohet me shkallën e zvogëlimit në hartë?Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktikeSI TË ORIENTOHEMI ME SHKALLËN E HARTAVE TË NDRYSHME600000 cm x 1 cm10000 cm = 60 cmModeli 1 Paraqitja në hartë e distancave reale të matura në terrenUshtrimi 1/1 Gjatësia e rrugës nga shkolla për në qendrën sinoptike është 6 km. Si do të paraqitet kjo distancë në hartën me shkallë zvogëlimi 1:10000?ZgjidhjeMeqenëse shkalla e hartës është 1:10000, kjo do të thotë se 1 cm në hartë është i barabartë me 10 000 cm në terren (njësia e përdorur në hartën numerike është centimetri).Kthejmë distancën e terrenit në të njëjtën njësi me njësinë e përdorur në hartë (në cm).Arsyetojmë: 1 km = 100000 cm, kjo sjell që 6 km = 600000 cm.Për të përcaktuar se sa cm do të paraqitet kjo distancë në hartën me shkallë 1:10000, nisemi nga ky arsyetim: 1 cm në hartë është 10000 cm në terren. Po 600000 cm në terren, sa cm paraqiten në hartë?Bëjmë veprimin: Radha jote: Gjatësia e rrugës nga shkolla për në qendrën sinoptike është 6 km. Sa cm do të paraqitet në hartë kjo gjatësi, nëse shkalla e zvogëlimit është 1:30 000?
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57