Page 54 - Demo
P. 54


                                    52Ushtrimi 2/1 Distanca në vijë ajrore midis dy qyteteve, e matur në hartën me shkallë 1:100000, është 8 cm. Sa do të jetë kjo distancë në terren?Llogaritjet në harta bëhen në dy mënyra: maten distanca në vijë ajrore dhe distanca rrugore. Kur matim në hartë, distanca në vijë ajrore (p.sh.: distanca midis kryeqyteteve të shteteve të ndryshme, midis qyteteve, vendbanimit tonë dhe bregdetit etj.), përdorim kompasin dhe vizoren (shih figurat përbri). Në mungesë të tyre mund të përdorim pjesën anësore të një flete të bardhë. ZgjidhjeMeqenëse shkalla e hartës është 1:100000, kjo do të thotë se 1 cm në hartë është i barabartë me 100000 cm në terren (njësia e përdorur në hartë është centimetri).Arsyetojmë: 1 cm në hartë është 100000 cm në terren. Po 8 cm në hartë sa mund të jenë në terren? Bëjmë veprimin: 8 cm x 100000 cm = 800000 cm.Kthejmë distancën që gjetëm në njësinë që përdorim në terren. Kemi 1 km = 100000 cm. Kjo sjell që 800000 cm = 8 km (pra, distanca prej 8 cm e matur në hartën me shkallë 1:100000, në terren është 8 km.Radha joteSa do të jetë në terren distanca prej 8 cm, e matur në hartën me shkallë zvogëlimi 1:50000?Ushtrimi 2/2 Distanca e rrugës midis qyteteve, e matur në hartën me shkallë 1:250000, është 20 cm. Sa do të jetë kjo distancë në terren? Rruga e zgjidhjes është e njëjtë si në ushtrimin 2/1.Në rastin kur matim në hartë distanca në vijë rrugore (gjatësinë e rrugëve të ndryshme, gjatësinë e lumenjve etj.), përdorim fijen e perit, me anë të së cilës ndjekim gjithë gjatësinë e rrugës që duam të llogarisim (shih figurën ilustruese). Pas matjes, shtrijmë fijen e perit mbi vizore dhe gjejmë gjatësinë e saj. Radha joteSa do të jetë në terren, distanca prej 12 cm e matur në hartën me shkallë zvogëlimi 1:200000?Ushtrimi 2/3 Kur distancat e matura në vijë ajrore dhe rrugore, llogariten me anë të shkallës grafike, hapja e kompasit apo fija e perit, me të cilat kemi bërë matjet në hartë, vendosen mbi shkallën grafike të hartës, mbi të cilën bëhen edhe llogaritjet (shih figurën përbri).Për shembull, nëse gjatësia e segmentit të shkallës grafike të hartës përfaqëson gjatësinë prej 2,75 km dhe nëse gjatësia e fijes së perit është dy herë më e madhe se ajo, atëherë kemi: 2 x 2,75 = 5,5 km (pra gjetëm gjatësinë reale të rrugës).Modeli 2 Kthimi i distancave të matura në hartë në distanca reale në terren
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58