Page 55 - Demo
P. 55
PUNË PRAKTIKE531.6Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • ndërton vetë modelin e një harte topografike;• lexon dhe orientohet në terren me hartën topografike të vendbanimit të tij/saj;• krahason dhe dallon ndryshimet që ka një hartë topografike nga llojet e tjera të hartave që paraqitin vendbanimin;• diskuton dhe jep mendimin e vet në favor të gjetjes së zgjidhjeve të duhura për organizimin sa më të mirë të territorit.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta, në klasë.Materialet burimore: Të dhëna të siguruara nga teksti mësimor, interneti a enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta topografike e zonës tënde, fletë letre e bardhë në formatin (A4), plastelinë, vizore, laps, dy kunja dhëmbësh, objekte/lodra të vogla të improvizuara në formë shtëpie, shkolle, spitali, fije dentare/fije peri e zakonshme.Metodologjia që do të përdoret:Punë në grupe, punë individuale.Puna përgatitore:Rikujto njohuritë e marra mbi: a) përmbajtjen e hartave topografike; b) rëndësinë e përdorimit të tyre.Hapat që do të ndiqen gjatë zhvillimit të orës së punës praktikezonë malorea) b)harta e plotë topografike e zonës malore (a) harta e plotë topografike e zonës ku ndodhet lugina (b)l u m ëhartëme izohipse,që paraqet relievin e zonës malorehartëme izohipse,që paraqet relievin pranë luginësluginëzonë maloreShiko dy harta topografike të ndërtuara nga hartografët. Një hartë të tillë mund ta ndërtosh edhe ti. Si do të veprosh?1 23 4• Mbi një karton/dërrasë, krijo me copën e plastelinës një formë të ngjashme me një kodër (shih figurën 1).• Duke filluar që nga maja e kodrës prej plasteline dhe duke shkuar drejt bazamentit, bëj dy vrima me majën e lapsit (shih figurën 2).• Mat me vizore lartësinë e kodrës që krijove, nga maja deri në rrëzën e saj. Ndaje lartësinë/distancën e matur në disa pjesë të barabarta dhe vendos shenja dalluese (shih figurën 3).• Tendose fijen dentare ose fijen e perit dhe përdore për të prerë kodrën në shenjat e vendosura. Prit fillimisht copën e parë nga sipër, afër majës së malit (shih figurën 4).• Merre copën e prerë të plastelinës dhe vendose mbi fletën e bardhë dhe skico me laps konturet e copës së prerë. Në këtë mënyrë, ti ke skicuar në letër izohipsin e parë (shih figurën 5).NDËRTIMI I NJË HARTE TOPOGRAFIKE DHE ORIENTIMI ME ANË TË SAJ

