Page 56 - Demo
P. 56


                                    54• Pasi e skicove, hiqe këtë copë mënjanë dhe vepro në të njëjtën mënyrë me copën e dytë dhe me të gjitha copat e tjera që kanë mbetur. Si përfundim, do të kesh skicuar disa izohipse (shih figurën 6). Ndërkohë do të shohësh se, pavarësisht se copat i preve me të njëjtën trashësi, format e harkuara të mbyllura (izohipset) kanë valëzime të çrregullta dhe largesa të ndryshme midis tyre (diku më afër, diku më larg).• Vendos mbi njëra-tjetrën, sipas radhës, copat e prera dhe ndërto përsëri kodrën (shih figurën 7). Vendos mbi të figurat/lodrat e vogla, në mënyrë që të përfaqësojnë në mënyrë të përafërt disa prej objekteve kryesore që dallojmë në një vendbanim. Paraqiti këto “objekte” në fletën e skicuar me izohipse (sipas vendit që u takon), me anë të simboleve. Ti ndërtove një hartë topografike, të përafërt me një hartë topografike të ndërtuar nga hartografët. Në hartën tënde është paraqitur forma e relievit dhe çdo objekt që ndodhet në të.5 76Radha jotePër të lexuar dhe për t’u orientuar me hartën topografike të zonës tënde, vepro si më poshtë:• Me ndihmën e mësuesit/es, gjej hartën topografike (reale) të vendbanimit tënd.• Identifiko shkallën e zvogëlimit dhe legjendën e hartës. Lexo në kornizën e hartës topografike, koordinatat gjeografike të vendbanimit tënd. • Evidento objektet kryesore që përmban harta dhe përcakto me mendje vendndodhjen e tyre në terren. Shiko largësitë e izohipseve dhe trego se çfarë relievi përfaqësojnë. • Për çfarë shërbejnë izohipset? Pse vijat e skicuara në hartën topografike diku janë më afër me njëra-tjetrën dhe diku më larg? Argumento përgjigjen.• Përshkruaj relievin e vendbanimit tënd dhe analizo shpërndarjen e rrugëve, përqendrimin e ndërtesave të banimit e të aktiviteteve prodhuese, vendosjen e shkollave, të spitalit, të farmacive etj.• Jep mendimin tënd rreth mundësive që ekzistojnë për një organizim sa më të mirë të territorit ku jeton.• Diskuto me shokët e shoqet mbi përfundimet që arrite.
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60