Page 57 - Demo
P. 57


                                    IISISTEMET FIZIKE (GJEOSFERAT)Në përfundim të kësaj teme, nxënësi/ja:• diferencon shtresat e brendshme të Tokës përmes veçorive të secilës prej tyre;• shpjegon llojet e forcave të brendshme e të jashtme dhe rolin e tyre;• përshkruan format e relievit, llojet dhe shkaqet e krijimit;• përshkruan shkaqet dhe pasojat e vullkaneve, tërmeteve dhe zonat kryesore të përhapjes së tyre;• përshkruan shkaqet e tjetërsimit, kushtet në të cilat zhvillohet procesi i karstit dhe format sipërfaqësore e nëntokësore të krijuara nga veprimtaria karstike;• përshkruan format erozive dhe grumbulluese të relievit lumor, glacial (akullnajor), eolik dhe abraziv;• argumenton pasojat globale të shkrirjes së akullnajave;• shpjegon rolin e relievit në veprimtaritë njerëzore dhe rreziqet në litosferë;• tregon përbërjen e atmosferës, shtresat dhe karakteristikat e tyre kryesore;• përshkruan rëndësinë e rrezatimit diellor, temperaturat dhe ndryshimet në planin horizontal dhe vertikal;• gjen temperaturën mesatare ditore, mujore e vjetore të ajrit dhe amplitudat ditore dhe vjetore të temperaturës së tij;• shpjegon shtypjen (trysninë) atmosferike, ndryshimin dhe rolin e saj në erëra dhe në jetën e njeriut;• përshkruan konceptin “lagështi e ajrit” dhe kushtet e formimit të reshjeve atmosferike;• ndërton dhe interpreton grafikët e shpërndarjes hapësinore dhe kohore të reshjeve;• formulon konceptet “mot” e “klimë” dhe bën dallimin midis tyre;• identifikon faktorët që ndikojnë në formimin e klimës dhe zonat klimatike nga Ekuatori në pole;• përshkruan lidhjen e hidrosferës me litosferën, atmosferën dhe biosferën;• përshkruan qarkullimin e ujit në natyrë dhe vetitë fizike e kimike të ujit të deteve dhe oqeaneve;• dallon veçoritë e formave të lëvizjeve të ujërave detare dhe oqeanike;• identifikon format kryesore të zhvillimit horizontal të bregdetit dhe përshkruan veçoritë e tyre kryesore;• identifikon llojet e ujërave nëntokësore, mënyrën e formimit të tyre dhe karakteristikat kryesore të pjesëve përbërëse të lumit;• diferencon liqenet sipas origjinës së formimit të tyre;• përshkruan veçoritë themelore të biosferës dhe lidhjen e saj me sistemet e tjera fizike (litosferën, atmosferën, hidrosferën);• identifikon faktorët që ndikojnë në shpërndarjen e botës bimore e shtazore sipas brezave të nxehtësisë.Pamje nga qyteza Braunvald, Zvicër
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61