Page 58 - Demo
P. 58
56MësimiI.1Paraqitje skematike e ndërtimit të brendshëm të Tokës5-8 km (korja oqeanike)30-70 km (korja kontinentale)Litosfera (e ngurtë)100 km300 km (Astenosfera)2900 km5100 km70-2900 km (Manteli) ManteliBërthama e Tokëse ngurtëe shkrirëe shkrirë2900-5150 km (bërthama e jashtme)Mendohet se në astenosferë gjendet edhe pjesa më e madhe e vatrave të vullkaneve dhe të tërmeteve që ndodhin në Tokë.Edhe pse gjenden në temperatura mjaft të larta (3000 – 4300o C), shkëmbinjtë e bërthamës nuk shpërthejnë, për shkak të trysnisë që ushtrojnë mbi ta shtresat mbështjellëse.5150-6371 km (bërthama e brendshme)2.1Fjalë kyçe korja (kontinentale, oqeanike) manteli bërthama litosfera astenosfera shkëmbinjtëDiskutojmë Dimë që Toka, si pjesë e grupit të planetëve të brendshëm, është një trup shkëmbor që përbëhet prej elementeve të rënda (alumin, silic, nikel, hekur, krom etj). Në sipërfaqe, ne e shohim atë si një trup të ngurtë. Bazuar në informacionet dhe përfytyrimet tuaja, si mendoni, a është ajo njësoj e ngurtë deri në qendrën e saj? NDËRTIMI I BRENDSHËM I TOKËS Njohuri mbi ndërtimin e brendshëm të TokësNjohuritë tona mbi strukturën e brendshme të Tokës bazohen kryesisht në të dhëna jo të drejtpërdrejta, sepse njeriu, deri më sot ka arritur të gërmojë jo më shumë se 12-15 km në thellësi të saj. Për ta njohur Tokën deri në brendësi të saj, na vijnë në ndihmë shpërthimet vullkanike dhe valët sizmike, të cilat në momentet kur ndodhin, shpërndahen në drejtime dhe mënyra të ndryshme, në varësi të përbërjes së lëndës ku kalojnë. Nga sipërfaqja në drejtim të qendrës së Tokës, lënda që e përbën atë është e shtresëzuar. Këto shtresa ndryshojnë nga njëra-tjetra si prej dendësisë, ashtu edhe prej vetive të tjera fizike e kimike të tyre. Nisur nga sipërfaqja në drejtim të qendrës së saj, Toka përbëhet nga tri shtresa: Korja, Manteli dhe Bërthama (shih figurën 1).LITOSFERA Veçoritë e shtresave të TokësShtresa e parë, në të cilën ndodhet edhe bota e gjallë, është korja e Tokës. Ajo përbën vetëm 2% të vëllimit të përgjithshëm të këtij planeti dhe është e formuar nga shkëmbinj me përbërje të ndryshme, ku mbizotërojnë elemente të tilla si, silici dhe alumini. Shkëmbinj quhen bashkime mineralesh (shumë rrallë të vetëm një minerali), që janë formuar si rezultat i proceseve të ndryshme gjeologjike. Ata janë krijuar si rezultat i proceseve të formimit dhe të zhvillimit të kores së Tokës, por edhe të 1Fjalorlitosferë - mbështjellja që përfshin shtresën e jashtme të sipërfaqes së Tokës (korja dhe pjesa e sipërme e mantelit).

