Page 59 - Demo
P. 59


                                    57Sistemet fizike (Gjeosferat) Paraqitje skematike e ndërtimit të brendshëm të Tokës1 Emërto në figurën përbri, shtresat e Tokës nga sipërfaqja në brendësi, duke përshkruar disa nga veçoritë kryesore për secilën shtresë. 2 Modelo me plastelinë ose me materiale të riciklueshme ndërtimin e brendshëm të Tokës. Më pas, paraqite atë në klasë, duke përshkruar disa prej tipareve kryesore të secilës shtresë.3 Shpjego çfarë janë shkëmbinjtë dhe evidento llojet e tyre.4 Me ndihmën e mësuesit/es, shpjego pse elementet e rënda janë grupuar në bërthamën e Tokës.shtresave më në thellësi. Shkëmbinjtë më të vjetër në sipërfaqen e Tokës (prej rreth 4 miliardë vjetësh) janë gjetur në Australi dhe në Groenlandë. Në botë njihen rreth 1000 lloje shkëmbinjsh, të cilët sipas mënyrës së formimit ndahen në tri grupe të mëdha:sedimentarë, metamorfikë dhe magmatikë (shih figurën 2). Korja e Tokës gjendet në formën e kores kontinentale dhe kores oqeanike. Trashësia e kores kontinentale ndryshon nga 30 km deri në 70 km, ndërsa ajo e kores oqeanike shkon 5 deri në 8 km. Nën koren tokësore shtrihet manteli. Ai përbën 81% të vëllimit të përgjithshëm të Tokës dhe është i formuar nga shkëmbinj të fortë e të rëndë, të cilët përmbajnë kryesisht silic, hekur dhe magnez. 1.2. 3.Paraqitje skematike e ciklit të shkëmbinjveFormohen sedimente.Formohen shkëmbinj sedimentarë.Formohen shkëmbinj metamorfikë.Formohen shkëmbinj magmatikë.magmaeroziondepozitim dhe ngjeshjeerozionvepr mi tarivullkanikeerozionshkrinshkrinshkrin në thellësitemperaturë dhe trysni e lartë (në thellësi të Tokës)temperaturë dhetrysni e lartëllava2Korja e Tokës bashkë me 100 km e sipërm të mantelit formojnë Litosferën, e cila është një shtresë e ngurtë. Nën litosferë, në një trashësi deri në 300 km shtrihet Astenosfera, e cila është në gjendje të shkrirë (si llavë vullkani). Pikërisht për këtë arsye, korja kontinentale dhe ajo oqeanike e vendosur mbi të, janë vazhdimisht në lëvizje. Nën mantelin e shkrirë shtrihet Bërthama e Tokës, e cila ndahet në bërthamën e jashtme të shkrirë dhe në bërthamën e brendshme të ngurtë. Bërthama përbën 17 % të vëllimit të Tokës dhe është e formuar nga shkëmbinj më të rëndë e më të fortë, ku mbizotërojnë nikeli dhe hekuri. Bazuar në figurën 2, përshkruaj mënyrën se si formohen shkëmbinjtë në koren e Tokës.Radha jote
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63