Page 60 - Demo
P. 60


                                    58MësimiI.1 2.2 Faktorët që ndikojnë në formimin e relievit të TokësSipërfaqja e planetit tonë është produkt i veprimit të faktorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm. Si faktorë të brendshëm dallohen përbërja shkëmbore dhe lëvizjet e ndryshme tektonike. Format që krijohen prej faktorëve të brendshëm, modelohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm. Në këta faktorë bëjnë pjesë: veprimi i elementeve klimatike, veprimtaria e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore e nëntokësore, veprimtaria detare, karstike, akullnajore, si dhe veprimtaria e njeriut.  Format e relievitFormat e ulëta dhe të ngritura të kores tokësore përbëjnë relievin e Tokës. Malet janë format më të larta të relievit. Disa male janë formuar gjatë ngurtësimit të magmës në sipërfaqe, disa të tjera prej rrudhosjes dhe ngritjes së shtresave të kores tokësore (kryesisht përgjatë kufijve shkatërrues). Ato mund të gjenden si male të veçuara, vargje malore dhe malësi. Malet kanë shpate dhe kreshta (të mprehta ose të latuara) me forma të larmishme, të krijuara gjatë periudhave të ndryshme malformuese të Tokës. FORMAT E RELIEVITFjalë kyçe faktorët që ndikojnë në formimin e relievit format e relievit (mal, kodër, fushë, luginë)Diskutojmë Krahasojmë mjediset natyrore të paraqitura në figurat e mëposhtme (a, b, c) dhe përshkruajmë se cilat elemente natyrore mbizotërojnë te secili prej tyre.9000Lartësia (në metra)Niveli i detitM. Everest(8848 m)Mali më i lartë në botë (ndodhet në kontinentin e Azisë).M. Akonkagua (6961 m)M.Kilimanxharo(5895 m)Mali i Bardhë(4808 m)800070006000500040003000200010000Mali më i lartë i vargmalit të Andeve (ndodhet në kontinentin e Amerikës së Jugut).Mali më i lartë i kontinentit të Afrikës. Mali më i lartë i Alpeve (ndodhet në kontinentin e Evropës).Paraqitje grafike e lartësisë së disa maleve më të larta në glob 1a. b. c.Pamje nga mali Everest, në Himalaje 2
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64