Page 61 - Demo
P. 61
59Sistemet fizike (Gjeosferat) 1 Rendit faktorët që ndikojnë në krijimin e formave të relievit.2 Në figurat e mëposhtme përcakto format kryesore të relievit dhe përshkruaj kuptimin e secilës prej tyre.Disa prej tyre (malet më të reja) vazhdojnë të ngrihen në lartësi dhe janë malet më të larta në glob. Ndër to dallohen Himalajet, Andet, Alpet etj. (shih figurën 1 dhe 2). Kodrat janë forma të ngritura në reliev, që nuk e kalojnë lartësinë 1000 m. Ato mund t’i ndeshim si kodra të veçuara ose si grumbuj kodrinorë. Në Shqipëri grumbulli më i madh kodrinor është ai i Mallakastrës, ndërsa në Kosovë dallohen kodrat e Stanicës, Dashecit, Lishicës, Shpijes etj.Fushat janë forma kryesisht të sheshta, të formuara nga uljet tektonike të tokës ose nga grumbullimesedimentare. Ato gjenden në lartësi të ndryshme mbi nivelin e detit. Fushat që shtrihen në lartësinë deri në 200 m, quhen ultësira, sipërfaqet e sheshta që e kalojnë këtë lartësi quhen pllaja, ndërsa ato që gjenden në lartësinë 1000 m, njihen si rrafshnalta. Disa fusha shtrihen edhe nën nivelin e detit (p.sh. në brigjet e Holandës).Luginat janë territore përgjatë të cilave rrjedh një lumë. Në varësi të veprimtarisë lumore dhe të përbërjes shkëmbore nëpër të cilën kalon lumi, luginat marrin drejtime dhe forma të ndryshme. Në Kosovë dallohen lugina e Drinit të Bardhë, e Ibrit, e Lepencit, e Sitnicës etj. 3 Pamje nga një reliev kodrinoro-malor 4 Pamje nga një reliev fushorBazuar në figurat 3 dhe 4, evidento dallimet midis formave të relievit që ato paraqesin.3 Sill shembuj të formave të relievit të vendbanimit tënd.Radha jote

