Page 64 - Demo
P. 64
62MësimiI.1 2.4 Dinamika e kores së TokësPas formimit të Tokës si planet, korja e saj nisi të ngurtësohej. Pjesa më e madhe e kores kontinentale ka një vjetërsi prej 3-4 miliardë vjetësh, ndërsa korja oqeanike më e vjetër daton 180 milionë vjet më parë. Siç shihet, ndërmjet moshave të tyre ka një diferencë të madhe. Kjo shpjegohet me dinamikën e secilës prej tyre. Korja kontinentale, duke qenë më pak e dendur se ajo oqeanike, nuk mund të zhytet dhe të shkatërrohet. Pjesa më e madhe e saj mbetet e pandryshuar, si ajo e formuar miliarda vite më parë. Ndërkohë, korja oqeanike e re formohet vazhdimisht në kufijtë e pllakave ndërtuese (shih figurën 1). Diskutojmë Kujtojmë sërish njohuritë që kemi marrë për ndërtimin e kores së Tokës, për pllakat tektonike dhe kufijtë midis tyre. Përshkruajmë çfarë janë korja kontinentale dhe ajo oqeanike, pllakat tektonike dhe kufijtë midis tyre. Mësuam që pllakat tektonike lëvizin, por a e dini pse? Çfarë ndodh në kufijtë e pllakave tektonike?PLLAKAT TEKTONIKE DHE DINAMIKA E TYREFjalë kyçe dinamika e kores së Tokës dukuritë tektonike që ndodhin në secilin lloj të kufijve të pllakavea) Në kufijtë e pllakave ndërtuese, pllakat i largohen njëra-tjetrës dhe materiali i nxehtë e në gjendje të shkrirë i mantelit (ose rrymat e konveksionit) ngjitet sipër, drejt sipërfaqes. Pasi depërton ndërmjet pllakave të ndara dhe pas ftohjes, ai formon një kore oqeanike të re. Për sa kohë pllakat vazhdojnë t’i largohen njëra-tjetrës, procesi vijon dhe formohet gjithmonë një kore oqeanike e re. rrymat e konveksionit të mantelitKorja e TokësManteliDinamika e Kores së Tokës në kufijtë e pllakave ndërtuese dhe pllakave shkatërruese 1 Dukuritë tektonike që ndodhin në secilin lloj të kufijve të pllakaveMë herët kemi mësuar se në kufijtë e pllakave tektonike formohen shumica e tërmeteve dhe e vullkaneve që ndodhin në Tokë. Le të shohim më hollësisht se çfarë ndodh në secilin prej llojeve të kufijve të pllakave.b) Ndërkohë, në kufijtë e pllakave shkatërruese, korja e vjetër oqeanike shkatërrohet vazhdimisht për shkak të zhytjes së saj në thellësi (sepse ka dendësi më të madhe), nën pllakat kontinentale. Në këtë mënyrë, ajo “riciklohet” nga Toka.

