Page 66 - Demo
P. 66


                                    64MësimiI.1 2.5 Çfarë janë tërmetet?Lëkundjet e shpejta të kores së Tokës si rezultat i veprimit të faktorëve të brendshëm, quhen tërmete. Ato formohen si pasojë e lëkundjeve dhe e shkëputjeve të shkëmbinjve në brendësi të kores tokësore, për shkak të fërkimit që krijohet gjatë lëvizjeve të pllakave tektonike. Tërmetet ndodhin kryesisht në zonat ku riaktivizohen thyerjet e vjetra tektonike. Këto quhen tërmete tektonike. Tërmetet shkaktohen edhe nga lëvizja e fuqishme e magmës nëpër korridoret e saj. Këto lloj tërmetesh quhenvullkanike dhe ndodhin më shpesh përgjatë “Unazës së Zjarrtë të Paqësorit”. Në varësi të thellësisë ku formohen, tërmetet mund të jenë: të cekëta, të ndërmjetme dhe të thella (shih figurën 1).Fjalë kyçe tërmetet tektonike tërmetet vullkanike elementet e tërmeteve (vatër, hipoqendër, epiqendër) magnitudëDiskutojmë Le të shohim në tabelën e mëposhtme pasojat e tërmetit që ra në Porto Princ të Haitit, në vitin 2010.TËRMETEThipoqendra e tërmetit (valët e tërmetit përhapen në formë rrethore) thyerje tektonikeepiqendra e tërmetitHETërmeti me magnitudë 7. Hipoqendra: 13 km thellësi (në kufirin e një pllake ruajtëse). Epiqendra e tij: 25 km nga Porto Princi (popullsia 2,5 milionë banorë).Dëmet kryesore Dëmet dytësore• 316 mijë vetë vdiqën dhe 300 mijë të tjerë u plagosën.• Shumë shtëpi u shkatërruan.• 1 milion njerëz mbetën të pastrehë.• Porti, linjat e komunikimit dhe rrugët kryesore u dëmtuan aq shumë, saqë meremetimi i tyre ishte i pamundur. Rrënojat e ndërtesave të shkatërruara bllokuan rrugët dhe linjat hekurudhore.• Sistemi ujor u shkatërrua. Kjo solli përhapjen e kolerës, si pasojë e së cilës vdiqën 8000 vetë.• Shkatërrimi i portit e bëri të vështirë marrjen e ndihmave nga zonat përreth.• Fabrikat më të rëndësishme të veshmbathjeve, që mbulonin rreth 60% të eksporteve të Haitit, u dëmtuan plotësisht. Për rrjedhojë, 1 në 5 vetë humbi punën.• 1 vit pas tërmetit, 1 milion banorë ishin ende të pastrehë dhe shumë të tjerë vazhdonin të jetonin në kampe strehimi.Tërmetet që formohen në kufijtë e pllakave tektonike. 1Nga informacionet që mund të keni për tërmetet që kanë rënë në Shqipëri ose Kosovë, sillni shembuj rreth pasojave të tyre.Tërmetet e thella formohen kryesisht pranë kufijve të pllakave shkatërruese dhe ndodhin deri në thellësitë e astenosferës.Tërmetet e ndërmjetme formohen vetëm pranë kufijve të pllakave shkatërruese dhe ndodhin në dhjetëra deri në qindra kilometra thellësi.Tërmetet e cekëta formohen zakonisht në mes të oqeaneve dhe në kufijtë e pllakave ndërtuese. Ato ndodhin në dhjetëra kilometrat e parë të shtresave të Tokës.Si pasojë e përplasjes së pllakave tektonike, shtresat shkëmbore thyhen ose përthyhen në forma të ndryshme duke u shoqëruar me lëvizje sizmike.
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70