Page 68 - Demo
P. 68
66MësimiI.1vatra e vullkanit ku gjendet magmadegëzim i vatrës së vullkanitllava(temperatura deri në 13000C krateri lapielebomba vullkanikeshkëmbinj magmatikë intruzivëhiri vullkanikrëra vullkanikeoxhaku2.6 Çfarë është vullkani?Procesi i daljes së produkteve vullkanike dhe vendi ku ato dalin në sipërfaqe, quhet vullkan. Një vullkan shpërthen kur forca e magmës në brendësi është më e madhe se rezistenca e kores tokësore që e rrethon atë. Pra një vullkan shpërthen kur magma e shkrirë (në thellësi), nën trysninë e gazeve që përmban, hap me forcë korridore nëntokësore dhe depërton përmes tyre për të dalë në sipërfaqe (shih figurat 1 dhe 2). Ashtu si tërmetet, edhe vullkanet janë rezultat i dinamikës së pllakave tektonike. Pjesët e vullkanitNjë vullkan është i përbërë nga tri pjesë kryesore (fig. 1):1. Vatra e vullkanit, e cila ndodhet në thellësi dhe përbën rezervuarin ku grumbullohet magma.2. Oxhaku, që është korridori përgjatë të cilit lëviz magma (mund të ketë një ose disa oxhakë).3. Krateri, i cili përbën grykën në formë hinke, nga ku dalin produktet vullkanike.VULLKANETFjalë kyçe vullkan pjesët e vullkanit (vatra, oxhaku, krateri) produktet vullkanike zonat vullkanikeDiskutojmë Përshkruajmë së bashku si formohen shkëmbinjtë magmatikë. Kujtojmë gjithashtu se çfarë ndodh në koren e Tokës, në kufijtë e pllakave shkatërruese dhe ndërtuese. Produktet vullkanikeProduktet që dalin nga vullkani janë të lëngëta, të gazta dhe të ngurta (fig. 1).a) Produkt i lëngët është llava. b) Produkte të gazta janë të gjithë gazet që ndodhen në magmë. Këto gaze e shtyjnë magmën drejt sipërfaqes.Pjesët e një vullkani dhe produktet vullkanike1vullkan havajan(ndërton kon me shpate të ulëta)llavë bazikellavë bazikeshpërthimetë vogla,në mënyrëperiodikeshpërthime të fuqishme llavë e ngjeshur, që rrjedh në formë ortekushpërthime tëdobëta dhe çlirim gazesh të paktavullkan strombolian(ndërton kon me shpate të larta)vullkan pelean(ndërton kon me shpate të larta)a)b)c)2 Disa lloje vullkanesh

