Page 69 - Demo
P. 69


                                    67Sistemet fizike (Gjeosferat) 1 Çfarë është vullkani dhe si formohet ai? 2 Cilat janë pjesët përbërëse të një vullkani?3 Cilat janë produktet vullkanike që dalin gjatë një shpërthimi vullkanik?4 Përshkruaj përhapjen gjeografike të vullkaneve.5 Shiko me vëmendje në tabelën e mëposhtme pasojat e vullkaneve dhe diskuto rreth tyre. Hulumto dhe gjej informacione mbi pasojat që kanë sjellë disa nga vullkanet më aktive në botë. Përgatit me to një poster (fletë kartoni) dhe paraqite në klasë.VullkanetPasojat kryesore(menjëherë pas shpërthimit)Pasojat dytësore(në orët, ditët dhe javët pas shpërthimit)• Llava djeg gjithçka.• Nga çlirimi i gazeve formohen re të zeza dhe të dendura, që pengojnë rrezatimin diellor të mbërrijë në sipërfaqen e Tokës.• Formohet shiu acid. • Lindin tërmete.• Mungesa e ujit dhe e ushqimeve, sëmundjet e ndryshme. • Emigrimi i popullsisë, si pasojë e shkatërrimit të shtëpive dhe veprimtarive ekonomike.• Pas ftohjes, llava e pasuron tokën me minerale.Pllaka euro-aziatikePllaka euroaziatikePllakaaraBikePllakaaFrikaNePllaka e aMerikËS SË VeriutPllakae aMerikËS SË JuGutPllaka e aNtarktiDËSPllakaSkotiaLegjendAvullkantërmetdrejtimi i lëvizjes së pllakës tektonikekufiri i pllakës tektonikePllakaiNDoauStraliaNePllaka ePaQËSoritPllakaNazca PllakaJuaNDe FukaPllaka eFiliPiNeVePllakae karaiBeVec) Produkte të ngurta janë copat e ngurta të madhësive të ndryshme. Në varësi të përmasave që kanë, ato mund të jenë në formën e hirit vullkanik (i cili ngrihet në lartësi të mëdha dhe bie mbi tokë pas një kohe të gjatë), rërës vullkanike, lapieleve (të mëdha sa një lajthi), si dhe bombave vullkanike, të cilat janë shkëmbinj të madhësive të ndryshme. Përhapja gjeografike e vullkaneveVullkanet mund të jenë aktive ose joaktive. Në disa raste, vullkanet joaktive mund të bëhen aktive. Në Tokë, ato janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë (harta e fig. 3). 3 Harta e përhapjes gjeografike të vullkaneveZonat me përqendrimin më të madh të vullkaneve janë:• Unaza e Zjarrtë e Paqësorit, e cila shtrihet përgjatë brigjeve perëndimore të Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut dhe brigjeve lindore të kontinentit aziatik (nga Kamçatka deri në Zelandën e Re). Këtu gjenden rreth 80 % e vullkaneve aktive (3a).• Zona e Oqeanit Atlantik, me vullkanet e Islandës, të Shën Elenës etj. (3b).• Zona mesdhetare, me disa vullkane aktive, si Etna, Vezuvi etj. (3c).• Zona e Afrikës Lindore, me vullkanet e Kilimanxharos, të Kenias etj. (3d).6 Ndërto me plastelinë maketin e një vullkani. Bazuar në njohuritë që ke marrë më parë dhe në hartën e figurës 3, shpjego shkakun e përqendrimit të vullkaneve në këto zona.b.a.c.d.Radha jote
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73