Page 7 - Demo
P. 7
IVENDI DHE HAPËSIRANë përfundim të kësaj teme, nxënësi/ja:• përshkruan përmes shembujve kuptimin e koncepteve vendndodhje, vend, rajon, ndërveprim njeri-mjedis, të cilat përdoren nga gjeografët për organizimin e studimit të tyre;• përshkruan formën e Tokës, përmasat e saj dhe rëndësinë e tyre;• identifikon veçoritë kryesore të Tokës dhe të sistemit diellor, të planetëve, asteroideve, kometave, satelitëve dhe Hënës si trup qiellor e satelit natyror i Tokës;• vlerëson rëndësinë e Diellit për dukuritë gjeografike;• identifikon pasojat e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet;• shpjegon rrjedhojat e rrotullimit të Tokës rreth Diellit;• përcakton kohën lokale dhe zonale në vende të ndryshme, bazuar në gjatësinë e tyre gjeografike;• përshkruan mënyrat e orientimit në natyrë;• krahason hartën dhe globin, duke treguar ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet tyre;• mat distanca në vijë ajrore dhe distanca rrugore në harta me shkallë zvogëlimi të ndryshme;• shpjegon ndërtimin e sistemit të koordinatave gjeografike;• përshkruan përmbajtjen e hartës, elementet gjeografike të saj, metodat e paraqitjes së relievit në hartë;• përcakton vendndodhjen absolute të një vendi në hartë përmes koordinatave gjeografike.Pamje nga Toskana, Itali

