Page 70 - Demo
P. 70
68PROJEKT (ORA E PARË)Çështjet mjedisore pranë vendbanimit timRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja: • diskuton mbi potencialet turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të ketë pranë vendbanimit të tij/saj dhe rolin e tyre në zhvillimin e komunitetit;• hulumton mbi një çështje mjedisore në zonën e tij/saj dhe përcakton faktorët e mundshëm që e shkaktojnë atë;• identifikon disa zgjidhje të mundshme që ofrohen nga pushteti qendror, pushteti lokal apo edhe nga komuniteti;• vlerëson përfitimet dhe rreziqet e zgjidhjeve të mundshme;• ndan me grupin e punës idetë dhe përfundimet individuale;• u bën thirrje moshatarëve dhe komunitetit për të qenë aktivë në zgjidhjet e problemeve të tilla.Burimet kryesore të informacionit:teksti mësimor, materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara nga burime të ndryshme, vëzhgime të nxënësve në terren, biseda me më të rriturit e familjes dhe komunitetin; të dhëna dhe analiza të marra pranë pushtetit lokal; informacione të siguruara nga: interneti, institucione apo organizata mjedisore, media dhe shtypi.Metodologjia që do të përdoret:punë në grupe, hulumtim, anketim, analizë, paraqitje, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin përfundimtar të projektit: teksti mësimor, materiale të printuara, informacione nga shtypi i shkruar; kompjuter, video-projektor, tabelëparaqitjeje, shënues, fletëpalosje, postera, fotografi të ndryshme, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit/et.Udhëzime për realizimin e projektit:• diskutohet rreth potencialeve turistike, ekonomike dhe mjedisore që mund të ketë vendbanimi dhe rolit të tyre në zhvillimin e komunitetit; këto potenciale paraqiten me anë të albumeve, fletëpalosjeve, eseve, materialeve të përgatitura me PowerPoint, apo edhe në formë maketi, videoje;• evidentohet raporti shoqëri-mjedis pranë vendbanimit;• hulumtohet mbi një çështje mjedisore në zonën ku banon dhe identifikohet problemi;• përcaktohen faktorët e mundshëm që kanë shkaktuar problematikën mjedisore;• identifkohen disa zgjidhje të mundshme për minimizimin e problemit;• vlerësohen përfitimet dhe rreziqet që vijnë prej zgjidhjeve të mundshme;• përgatiten fletëpalosje ose postera, në të cilat paraqiten: problematika mjedisore, shkalla e ndërhyrjes së shtetit dhe komunitetit për përmirësimin e gjendjes, si dhe rrugët e zgjidhjes. Këto fletëpalosje mund të shërbejnë në veprimtari të ndryshme, të organizuara nga shkolla për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitNxënësit/et:• ndahen në grupe, me nga katër anëtarë secili;• njihen me përmbajtjen e projektit, burimet e informacionit dhe me mënyrat si punohet me to dhe japin idetë e tyre;• marrin nga mësuesi/ja sugjerime mbi shpërndarjen e punës në grup;• ndajnë rolet brenda grupit.ShënimNë përfundim të projektit (në orën e tretë të planifikuar) do të bëhet paraqitja e punës së kryer. Deri në fazën e paraqitjes, gjatë orës së dytë të projektit nxënësit/et mund t’i referohen rubrikës “Udhëzime për realizimin e projektit”, të paraqitur vetëm në planifikimin e orës së parë të tij.Paraqitje skematike e tjetërsimit biologjik të një shkëmbi

