Page 71 - Demo
P. 71
69MësimiI.1 TJETËRSIMI. VEPRIMTARIA KARSTIKE TjetërsimiShkëmbinjtë e sipërfaqes së Tokës janë në kontakt të përhershëm me elementet klimatike. Këto elemente, ku dallojnë sidomos temperatura dhe reshjet, ndikojnë mbi kompaktësinë e shkëmbinjve. Kjo prishje e kompaktësisë së tyre quhet tjetërsim. Gjatë tij ndodh shpërbërja e shkëmbinjve dhe e mineraleve të tyre në jone të tretshme dhe në copëza ose grimca. Ato mund të mbeten në vendin e shkatërrimit ose mund të transportohen dhe të depozitohen në mjedise të tjera. Pra, tjetërsimi sjell ndryshime mekanike dhe kimike në materialin shkëmbor. Ai shfaqet në formën e tjetërsimit fizik, biologjik dhe kimik (shih figurat 1, 2 dhe 3). Tjetërsimi fizik dhe kimik ndodhin në të njëjtën kohë, sepse shkaktohen nga të njëjtët faktorë klimatikë (kryesisht veprimi i temperaturës dhe i reshjeve). Ndërsa në tjetërsimin biologjik, ndikon prania e botës së gjallë.Diskutojmë Shkëmbinjtë e paraqitur në fotografitë e mëposhtme kanë një sërë plasaritjesh dhe çarjesh në sipërfaqen e tyre. Si mendoni, pse janë shkaktuar ato?2.7Paraqitje skematike e tjetërsimit fizik të një shkëmbi Paraqitje skematike e tjetërsimit biologjik të një shkëmbi Zonë shkëmbore, në të cilën ka vepruar tjetërsimi kimik.ujëçarje shkëmboreakullTjetërsim mekanik prej zgjatjes së rrënjëve dhe këmbim i lëndëve organike e inorganike midis bimës dhe shkëmbit.Nën veprimin e faktorëve klimatikë, ndodh tretja e mineraleve që përbëjnë shkëmbin.12 3Fjalë kyçe tjetërsim veprimtari karstike format e krijuara nga veprimtaria karstikeKur temperatura ulet shumë, uji ngrin dhe vëllimi i tij rritet. Për rrjedhojë, trysnia që ai ushtron mbi shkëmbinjtë është më e madhe.

