Page 72 - Demo
P. 72
70Sistemet fizike (Gjeosferat) Veprimtaria karstikeVeprimtaria tretëse e ujit në shkëmbinj gëlqerorë quhet karst. Aktiviteti karstik zhvillohet vetëm në territoret e përbëra nga shkëmbinj lehtësisht të tretshëm nga uji. Aftësia tretëse e ujit në këta shkëmbinj rritet nëse ai përmban dioksid karboni. Relievet e formuara në shkëmbinj të tillë quhen relieve karstike. Të tillë janë gëlqerorët, dolomitët, gipset, kripa e gurit etj., të cilët quhen ndryshe edhe shkëmbinj karstikë. Zhvillimi i veprimtarisë karstike varet nga disa kushte: prania e shkëmbinjve të tretshëm dhe pastërtia e shkëmbit gëlqeror, prania e ujit me sasi dioksid karboni në përbërje të tij, dendësia dhe drejtimi i çarjeve të shkëmbinjve, mungesa e bimësisë. Format e krijuara nga veprimtaria karstikeSi rezultat i veprimtarisë karstike krijohen forma të larmishme (shih figurën 4). Ato janë forma sipërfaqësore (lapiezet, hinkat, ulluqet, gropat, poljet) dhe nëntokësore (puset, oxhakët, galeritë dhe shpellat).Format sipërfaqësoreLapiezet janë format më të vogla karstike, që shkojnë nga disa milimetra në 1,5 m e më shumë (shih figurën 4). Ato përfaqësojnë zgavra dhe thellime të çrregullta që formohen gjatë plasaritjeve shkëmbore, sidomos në kryqëzimin e tyre. Rritja e përmasave të tyre nga disa metra në disa dhjetëra metra, i shndërron ato në hinka e ulluqe. Hinkat karstike kanë përmasa të ndryshme (me diametër që shkon mbi 100 m e thellësi mbi 50 m) dhe vendosen në disa nivele. Gropat kanë mure anësore të buta dhe fundi i tyre mbushet me materiale të imëta të shpateve. Kanë një diametër nga 100-800 m. Poljet (fushat karstike) janë format më të ndërlikuara sipërfaqësore të këtij relievi. Ato kanë sipërfaqe të mëdha dhe funde të rrafshëta, të mbushura me depozitime të ndryshme, por me toka pjellore. Nga mbushja e tyre me ujë mund të formohen edhe liqene karstike.hinka karstike luginë lumore liqen karstikburim karstiklumë karstik nëntokësorulluk karstikpus dhe oxhak karstikShkëmbinj gëlqerorëshpellakarstikelapiezelapiezeluginë polje karstike karstikeParaqitje skematike e formave sipërfaqësore dhe nëntokësore karstikelapiezeliqen karstikBazuar në figurat 1, 2, 3 dhe 4, evidento format e krijuara prej tjetërsimit dhe karstit. Sill shembuj nga vendbanimi yt (nëse ke).4

