Page 73 - Demo
P. 73


                                    71Sistemet fizike (Gjeosferat) Lexim1 Në figurat e mëposhtme, përcakto llojet e tjetërsimeve që paraqiten. Përkufizo se çfarë është procesi i tjetërsimit. 2 Përshkruaj si vepron tjetërsimi: a) fizik; b) biologjik; c) kimik mbi koren tokësore.3 Çfarë është karsti dhe çfarë përfaqëson një reliev karstik?4 Analizo format që krijohen prej veprimtarisë karstike. Bazuar në skemën e mëposhtme (të veprimtarisë kasrtike), plotëso format e krijuara prej kësaj veprimtarie. 5 Hulumto në burime të ndryshme për informacione dhe evidento nëse është i pranishëm tjetërsimi dhe procesi i karstit në përbërjen shkëmbore të zonës së banimit. Argumento pse ndodh secili prej këtyre proceseve.Uji me përmbajtje kalcitesh të tretura që pikon nga çatia, lë pas depozitime të ngurta, të quajtura stalaktite (1). Avullimi i ujit nga pika që bie në dyshemenë e shpellës, lë aty depozitimin e ngurtë dhe formon stalagmitet (2). Avancimi i procesit realizon edhe bashkimin e stalagmiteve me stalaktitet, duke çuar në formimin e kolonave (3).123Format nëntokësoreVeprimi i karstit nëntokësor është më i madh në zonat e çarjeve, të nyjave dhe të shkëputjeve tektonike që formohen në masivet e shkëmbinjve gëlqerorë (shih figurën 4). Në shkëmbinjtë me çarje vertikale, ujërat krijojnë galeri në thellësi, të cilat shpesh përfundojnë deri në shpella karstike. Gjatë procesit të tretjes së këtyre çarjeve shkëmbore formohen puse dhe oxhakënëntokësorë, të cilët shërbejnë si forma kalimtare që lidhin karstin sipërfaqësor me atë nëntokësor. Uji që depërton nëpër këto forma të karstit nëntokësor krijon sisteme rrjedhjesh deri në trajtën e lumenjve nëntokësorë. Shpellat janë format më të mëdha e më të ndërlikuara të karstit nëntokësor. Në disa prej tyre është i pranishëm rrjeti hidrografik, ndërsa disa të tjera paraqiten të thata. Shumë prej tyre dallohen për relievin e brendshëm, të zbukuruar me stalagmite e stalaktite, kolona, zgavra, korridore etj. Për bukurinë dhe veçantinë që paraqesin, shpellat karstike janë bërë pjesë e guidave turistike. Në Kosovë, një shpellë e tillë është ajo e Gadimës (në afërsi të Lipjanit), e cila shkon deri në 1500 metra gjatësi.Si formohen stalagmitet e stalaktitet?Radha jote
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77