Page 74 - Demo
P. 74


                                    72MësimiI.1 VEPRIMTARIA E ERËS  Si vepron era në reliev?Era është një faktor i rëndësishëm në modelimin e relievit. Gjatë lëvizjes, ajo gërryen, transporton dhe depoziton material në sipërfaqen e tokës. Në rajonet shkretinore, në ato bregdetare, si dhe atje ku mungon bimësia, era është faktori modelues më aktiv. Veprimtaria që ajo ushtron mbi relievin quhet veprimtari eolike dhe mjedisi i modeluar prej saj quhet mjedis eolik.Forca e erës në shumë vende të botës po shfrytëzohet gjerësisht në përdorimin e saj si burim alternativ. Holanda është një nga vendet e para të kësaj eksperience në shfrytëzimin dhe vënien në përdorim të energjisë së erës për prodhimin e energjisë alternative. Veprimtaria gërryese e erës Veprimtaria gërryese e erës mbi sipërfaqen tokësore realizohet përmes korazionitdhe deflacionit (shih figurat 1 dhe 2). Forca gërryese e erës arrin vlerat maksimale kur erërat kanë shpejtësi të madhe dhe mbartin gjatë lëvizjes së tyre copëza e grimca ranore, të cilat përplasen me shkëmbinj lehtësisht të gërryeshëm. Veprimtaria gërryese e erës nëpërmjet materialit që transporton quhet korazion(shih figurën 1). Duke qenë se përqendrimi më i madh i grimcave të rërës është pranë sipërfaqes së tokës, edhe korazioni është më i fuqishëm aty sesa në pjesët e sipërme të shkëmbit që goditet (pra, gërryerja vjen duke u zvogëluar nga rrëza e shkëmbit në drejtim të lartësisë). Ky veprim i erës i modelon shkëmbinjtë në formë kërpudhe (kërpudhat shkëmbore) ose kolone (kolonat shkëmbore).Diskutojmë Shihni me kujdes pamjet e paraqitura në figurat e mëposhtme. Cili faktor i jashtëm e ka modeluar relievin? Sillni shembuj që tregojnë për rolin e kësaj veprimtarie në relievin e vendit tonë ose të zonës ku banoni.2.8Bazuar në figurat 1 dhe 2, përshkruaj format e krijuara nga korazioni dhe deflacioni.Fjalë kyçe veprimtaria gërryese e erës veprimtaria transportuese dhe depozituese e erës Forma të krijuara nga veprimtaria gërryese e erës (prej korazionit). 1 Forma të krijuara nga veprimtaria gërryese e erës (prej deflacionit). 2Diskutojmë Ne udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Komunikojmë me njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme, por edhe varemi nga produkte, informacione e ide që vijnë nga jashtë ambientit tonë. Ne gjithashtu bashkëveprojmë edhe me mjedisin ku jetojmë. Të gjitha këto lëvizje dhe bashkëveprime bëhen objekt i studimit të gjeografëve. Cilat forma komunikimi dhe lëvizjeje dalloni në jetën e përditshme? Po forma të bashkëveprimit? 
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78