Page 75 - Demo
P. 75
73Sistemet fizike (Gjeosferat) VEPRIMTARIA E ERËS Dunat ranoreEmri i dunës KarakteristikatBarhan Forma më e zakonshme e kësaj dune mund të arrijë lartësinë 30 m dhe gjatësinë 350 m. Krahët e saj janë të drejtuar në drejtim të kundërt me erën.Transverse Ka formë dhe përmasa të ngjashme me Barhanin, por nuk është shumë e përkulur. Formohet në zona me shumë rërë. Parabolike Kjo formë mund të arrijë 30 m lartësi. Ajo formohet përgjatë brigjeve, në zonat ku bimësia e grumbullon rërën poshtë. Gjatësore Lartësia e saj shkon nga 3-90 m, ndërsa gjatësia nga 60-100 m. Formohet në zonat me erëra të ndryshueshme dhe me pak rërë. Yll Kjo formë ka një pikë të lartë qendrore me 4 ose 5 krahë. Formohet aty ku drejtimi i erës ndryshon shpesh. Veprimtaria e erës në reliev nëpërmjet zhvendosjes së grimcave të lira quhet deflacion (shih figurën 2). Deflacioni është më i dobët se korazioni dhe vepron më tepër në territore ranore me material të imët. Veprimtaria transportuese dhe depozituese e erës Gjatë lëvizjes, era transporton materialet që merr me vete, duke i shoshitur mirë për nga përmasat që kanë. Grimcat më të rënda të materialit bien të parat. Ato më të voglat (të rërës) transportohen më tej, duke u depozituar në një distancë më të largët sesa burimi i tyre, ndërsa materiali më i imët në trajtë pluhuri, ngjitet sipër me anë të rrymave të ajrit, duke qëndruar atje pezull dhe depozitohet në tokë vetëm gjatë reshjeve të shiut. Lloji më i përhapur i depozitimeve të erës janë dunat ranore, të cilat gjenden në zonat shkretinore dhe gjysmëshkretinore, si dhe përgjatë brigjeve ku rëra është e shumtë (shih figurën 3 dhe tabelën 4).3634Forma të krijuara nga veprimtaria transportuese e erësNë tabelë janë paraqitur në mënyrë të përmbledhur llojet e dunave dhe karakteristikat e tyre.1 Përcakto kuptimin mbi veprimtarinë eolike dhe rendit format karakteristike të krijuara prej veprimtarive gërryese, transportuese dhe depozituese të saj. 2 Përcakto se çfarë veprimtarie eolike paraqitet në figurat përbri dhe analizo secilën prej tyre. 3 Bazuar në tabelën 4, përshkruaj llojet kryesore të dunave. 4 Grumbullo informacione dhe pamje që paraqesin relieve eolike. Përgatit me to një album ose një poster (në një fletë kartoni). 5 Diskuto mbi shfrytëzimin e energjisë së erës si burim alternativ të energjisë, duke paraqitur argumente pro dhe kundër. Radha jote

