Page 76 - Demo
P. 76
74MësimiI.1 VEPRIMTARIA E GRAVITETIT Graviteti dhe ndikimi i tij në relievet me pjerrësiGraviteti është një forcë që vepron kudo në sipërfaqen e Tokës, duke tërhequr çdo gjë në drejtim të qendrës së saj. Veprimi i gravitetit bën të mundur rënien e materialit të shpërbërë nëpër sipërfaqet e pjerrëta dhe grumbullimin e tij në fund të tyre. Për shkak të veprimit të tij në terrenet e pjerrëta, ndodhin rrëshqitje, rrëzime dhe shembje, të cilat bëhen edhe më të shpeshta nëse në to vepron edhe erozioni lumor apo mungon ose pritet bimësia. RrëshqitjetMe rrëshqitje kuptojmë zhvendosjen e materialit nga lart-poshtë sipas një sipërfaqeje ose plani të caktuar, që quhet pasqyra ose plani i rrëshqitjes (shih figurën 1). Plani i rrëshqitjes është pak a shumë i vazhdueshëm dhe mund të ketë formë të sheshtë ose të lakuar. Diskutojmë Kemi dëgjuar shpesh për shkarje të masiveve të mëdha të tokave në zona të ndryshme të vendit tonë apo edhe në botë. Sipas njohurive që keni, pse ndodhin këto rrëzime dhe shkarje të relievit? Sillni shembuj. 2.9Paraqitje skematike nga një terren i rrëshqitshëmsipërfaqe baltemateriali i shkëputur (me lagështirë) që rrëshqetplani i rrëshqitjesmateriali i shkëputur që rrëshqetplani irrëshqitjes1Rrëshqitjet ndodhin veçanërisht në terrene me pjerrësi të vogël dhe në zona me lagështirë. Disa rrëshqitje janë shumë të ngadalta, aq sa është e pamundur t’i dallosh dhe tregues të saj bëhen vetëm përkuljet që pësojnë pemët, shtyllat, muret etj., ose të çarat që formohen përgjatë shpatit. Disa përsëriten herë pas here, ndërsa disa të tjera ndodhin shpejt dhe sjellin pasoja të rënda. Gjatë rrëshqitjes, vëllimi i materialit të zhvendosur varion nga disa m3 në disa miliona m3. Rrëshqitjet janë fenomen i zakonshëm edhe në zonat ku periudhat e ngrirjes dhe të shkrirjes së dëborës shpesh alternohen me njëra-tjetrën, pasi ky proces shkakton bymimin dhe tkurrjen e tokave. Fjalë kyçe graviteti dhe ndikimi i tij në relievet me pjerrësirrëshqitjerrëzime dhe shembjeBazuar në figurën 1, përshkruaj veçoritë e rrëshqitjes që ka ndodhur.

