Page 77 - Demo
P. 77


                                    75Sistemet fizike (Gjeosferat) VEPRIMTARIA E GRAVITETITRadha jote1 Çfarë ndikimi ka graviteti në relievet me pjerrësi?2 Në çfarë trajtash paraqitet veprimi i gravitetit në relievet me pjerrësi?3 Evidento kushtet në të cilat ndodhin: a) rrëshqitjet; b) shembjet; c) rrëzimet.4 Hulumto, vrojto dhe përgatit një detyrë tematike që evidenton raste rrëshqitjesh, shembjesh e rrëzimesh në Kosovë dhe në botë. Evidento shkaqet e tyre dhe pasojat që kanë sjellë. Sugjero disa masa që mund të ndërmerren nga shoqëria për shmangien apo parandalimin e rrëshqitjeve, shembjeve dhe rrëzimeve. Paraqitje skematike e rrëzimeve dhe shembjeve në relieve të pjerrëtaPamje nga rrëshqitja e dherave, ndodhur në qytetin Salvador, Brazil (prill 2015). Rrëshqitjet, rrëzimet dhe shembjet përbëjnë një rrezik natyror, pasi sjellin dëme të pallogaritshme si në aspektin material, ashtu edhe në numrin e madh të viktimave njerëzore. Për të parandaluar këto dukuri, është e domosdoshme marrja e disa masave mbrojtëse, si: ndërtimi i pritave, rregullimi i regjimit hidrologjik të ujërave, mbjellja e pemëve, vendosja e rrjetave mbrojtëse në shpate të pjerrëta, ndërtimet me planimetri të rregullt dhe të bazuara mbi studime gjeologjike etj.Në vendet me klimë gjysmë të thatë, pas shirave me intensitet të lartë mund të ndodhin përmbytje balte. Kur bien reshje shiu me intensitet të lartë, copat e thërrmuara për periudha të gjata nga masivet e shembjeve mblidhen në kanale dhe zbresin përgjatë sipërfaqeve të pjerrëta duke formuar lugina. Masa e baltës mund të përmbytë dhe të lëvizë çdo gjë që i del para, duke përfshirë edhe shtëpi apo objekte të tjera. Në fund të sipërfaqeve të pjerrëta, balta e trashë përhapet në formën e një mase konike.Bazuar në figurat 1, 2 dhe 3, krahaso dhe gjej ngjashmëritë e ndryshimet midis rrëshqitjeve, shembjeve dhe rrëzimeve.Faktorët kryesorë që favorizojnë një rrëshqitje në një rajon të dhënë janë: relievi, ndërtimi gjeologjik, pjerrësia dhe qëndrueshmëria e shpateve, kushtet hidrologjike, ndërtimet mbi aftësinë mbajtëse të terrenit, shpyllëzimet, tërmetet etj. 23 Rrëzimet dhe shembjet Shembjet dhe rrëzimet janë lëvizje të shpejta të masave të mëdha të materialit të shkëputur nga faqet e pjerrëta të maleve dhe nga brigjet lumore ose detare me pjerrësi (shih figurën 3). Ato janë një formë e rënies masive që ndodh kur shtresa shkëmbore të forta mbështeten mbi një shtresë shkëmbore të dobët. Materiali që shkëputet gjatë shembjeve dhe rrëzimeve mund të lëvizë si një masë e vetme, ose mund të thyhet në copa me përmasa më të vogla. Shembjet dhe rrëzimet shpesh ndodhin pas periudhave të gjata me shi (shih figurën 2), por mund të ndodhin edhe pa praninë e ujit, si dhe prej lëkundjeve të tërmeteve. Ato mund të shkëputin masa të mëdha shkëmbore, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme. shembje rrëzim
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81