Page 8 - Demo
P. 8


                                    6MësimiI.1Kosovë Çfarë është gjeografia?Në jetën e përditshme mund të na lindin pyetje në lidhje me shumë dukuri dhe vende që gjenden rreth nesh: Pse ndodhin tërmetet? Pse shpërthejnë vullkanet? Si dhe pse ndryshon moti? Pse bëhet ditë dhe natë? Pse ndërrohen stinët? Pse ndodhin përmbytjet? Pse vendet e botës nuk kanë të njëjtin zhvillim ekonomik? Pse në qytet ka më shumë ndërtesa të larta dhe më shumë banorë, ndërsa në fshat shtëpitë janë të ulëta e ka më pak banorë? Sa më shumë rritemi, aq më shumë duam të dimë mbi hapësirën që na rrethon. Për të marrë përgjigje rreth pyetjeve të mësipërme, si dhe për t’u njohur me tiparet e gjithë hapësirës së planetit tonë, na ndihmon gjeografia (shih figurën 3).humane - njerëzore.investues - këtu: individi që përdor paratë ose pronat e tij për zhvillimin e një aktiviteti ekonomik.ambientalist - specialist dhe mbrojtës i ambientit.urbanist -specialist i ndërtimit dhe i rregullimit të qyteteve sipas një plani të caktuar.Mjedis natyror Mjedis i transformuar nga njeriuParaqitje skematike e mjediseve që studion Gjeografia. 1321.1 GJEOGRAFIA DHE ROLI I SAJ gjeografiaroli i gjeografisëFjalë kyçeFjalorKosovëGjeografia e shtrin studimin e saj nga mjedisi më i afërt (vendbanimi) në mjedise më të largëta (vendi, rajoni, bota).Vendbanimi Vendi Rajoni BotaGjeografia është shkenca që studion tiparet fizike e humane të Tokës, si dhe bashkëveprimin midis tyre. Ajo ndahet në disa degë, midis të cilave dallojnë: gjeografia fizike, gjeografia humane dhe gjeografia mjedisore.Gjeografia fizike studion tiparet fizike të Tokës, formimin e ditë-natës dhe të stinëve, si dhe të gjitha dukuritë natyrore e ndryshimet që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme në Tokë (në sipërfaqe dhe në brendësi të saj). Gjeografia humane studion veçoritë që merr çdo mjedis në Tokë si rezultat i veprimtarisë njerëzore.Diskutojmë Në pamjet e paraqitura në figurat 1 dhe 2, dallohet një mjedis natyror dhe një mjedis i transformuar prej njeriut. Duke i vrojtuar, lindin pyetje të tilla si: Ku ndodhen këto vende? Si janë krijuar? Si dhe pse kanë ndryshuar? Si mendoni, cila lëndë mësimore mund të na ndihmojë për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve apo të shumë të tjerave rreth mjedisit që na rrethon?
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12