Page 80 - Demo
P. 80


                                    78MësimiI.1VEPRIMTARIA BREGDETARE. LLOJET E BREGDETEVE Veprimtaria detareZonë bregdetare quhet zona kalimtare midis kontinentit dhe detit (ose oqeanit), e cila është nën ndikimin e veprimtarisë detare (ose oqeanike) dhe të proceseve kontinentale. Veprimtaria detare përfshin gërryerjen, transportin dhe depozitimin e materialeve të ndryshme (shih figurën 1). Diskutojmë Vija bregdetare e Shqipërisë është dinamike dhe me forma të larmishme. Duke filluar nga pjesa veriore e bregdetit e deri në skajin më jugor të tij dallohen peizazhe të larmishme dhe mahnitëse. Bazuar në njohuritë që keni, a mund të përshkruani si modelohet bregdeti? gji detarishullshkëmbinjtë e dyshemesë detaredepozitime detareveprimi i valëve, baticave dhe rrymave detare/oqeanike në bregdet (gërryerje, transport dhe depozitim)plazhe të krijuara nga transporti dhe depozitimi i materialeve të ngurtaliqen lagunor (bregdetar) kordon litoral (formuar nga depozitimi i materialeve të ngurta)kep (formuar nga depozitimi në shkëmbinj rezistentë)2.11Disa forma të krijuara nga veprimtaria detarenivelet e dikurshme të bregdetitbregdeti sprapset prej abrazionitvendosja e shtresave shkëmborefalezë detare “e gjallë”platforma e abrazionitveprimi abraziv i valëvevala detare3 2 1Fjalë kyçeveprimtaria detareklasifikimi i bregdeteve1 Abrazioni detarVeprimtaria gërryese detare quhet abrazion. Abrazioni detar realizohet nëpërmjet valëve, dallgëve, baticave, rrymave nënujore, e në disa raste edhe prej cunameve (shih figurën 2). Vala, duke gërryer në mënyrë të vazhdueshme pjesën e poshtme të shtresës shkëmbore (në nivel me ujin), formon fillimisht zgavra që përparojnë drejt tokës. Më pas, shkëputja e tavanit të këtyre zgavrave shkakton zmbrapsje të bregut, duke formuar rrëpira (faleza) detare. Falezat janë format kryesore të abrazionit detar. Dallohen faleza “të gjalla”, të cilat gërryhen vazhdimisht nga deti, dhe faleza “të vdekura”, që janë ndarë nga deti prej një zone depozitimi. Në fund të rrëpirës, produktet e shembjes formojnë një rrafshirë që quhet platformë e abrazionit. Të gjitha materialet e shkëputura merren prej valëve e baticave dhe copëtohen e depozitohen në distanca të ndryshme (copëzat më të imëta shkojnë në largësi më të mëdha). Në rastet kur niveli i detit ulet, platforma e abrazionit del në sipërfaqe si një tarracë detare. Atje ku mbizotëron më tepër abrazioni dhe shkëmbinjtë janë të butë, bregu tërhiqet në formë gjiri, ndërsa atje ku mbizotëron depozitimi dhe shkëmbinjtë janë rezistentë, bregu del në formën e një kepi (shih figurën 1).Veprimi i abrazionit detar varet nga forca e valëve, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, drejtimi i shtresave shkëmbore, sasia e sedimenteve që zhvendos vala etj. 2Disa forma të krijuara nga veprimtaria detare
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84