Page 81 - Demo
P. 81


                                    79Sistemet fizike (Gjeosferat) a) bregdet dalmat b) bregdet fjordik c) bregdet tektonik d) bregdet riasikVEPRIMTARIA BREGDETARE. LLOJET E BREGDETEVE Veprimtaria transportuese dhe depozituese e deteveVeprimtaria transportuese dhe depozituese detare është karakteristike për bregdetet e ulëta ranore, ku depozitimi mbizotëron ndaj abrazionit detar. Sedimentet e transportuara nga lumenjtë depozitohen në bregdet në mënyrë të vazhdueshme. Përveç sedimenteve terrigjene (rërë, zhavorr, argjila etj.), në brigje depozitohen edhe sedimente me origjinë organike, si alga, guaska, iriqë deti etj. Në këto brigje, kur forca gërryese e valëve dhe e baticave është e vogël, sedimentet formojnë bregdet grumbullues, ranor dhe me plazhe(shih figurat 1 dhe 3). Në disa pjesë të këtij bregdeti, sedimentimi i vazhdueshëm i materialeve terrigjene mund të çojë në formimin e rripave të tokës që përparojnë drejt detit, të cilët quhen kordonë litoralë. Në rastet kur në një gji detar kordonët litoralë përparojnë drejt njëri-tjetrit, ata mbyllin gjirin duke krijuar laguna apo liqene bregdetare (shih figurat 1 dhe 4). Klasifikimi i bregdeteveNë varësi të lartësisë, formave që krijohen dhe proceseve që mbizotërojnë në to, bregdetet ndahen në: bregdete të ulëta dhe bregdete të larta. Bregdeti që karakterizohet nga forma të krijuara prej veprimtarisë grumbulluese detare quhet bregdet i ulët, ndërsa bregdeti që dallohet prej formave të krijuara nga veprimtaria abrazive detare quhet bregdet i lartë. Bregdeti i ulët, me përbërje kryesisht ranore (fig. 3 dhe 4), formohet në zona me lartësi të vogla dhe përbëhet nga plazhet, kordonët litoralë, deltat, estuaret, lagunat, kënetat dhe fushat aluvionale. P.sh., ky lloj bregdeti gjendet përgjatë Adriatikut dhe dallohet për prani të madhe të zonave turistike. Bazuar në format karakteristike që krijohen në këtë lloj bregdeti, dallojmë: bregdetin deltor, atë lagunor dhe bregdetin estuar. Bregdeti i lartë është kryesisht me përbërje shkëmbore (shih figurën 5) dhe ndeshet në formën e bregdetit: dalmat, riasik, fjordik, tektonik.Pamje nga bregdeti në gjirin e Lalëzit Pamje nga laguna e KaravastasëPamje nga bregdetet e lartaRadha jote1 Çfarë është veprimtaria bregdetare dhe si i modelon deti brigjet e tij?2 Evidento format që krijohen në zonat bregdetare prej abrazionit dhe depozitimit detar?3 Rendit llojet e bregdeteve dhe përshkruaj veçoritë e tyre bazuar në figurat 3, 4 dhe 5. 4 Hulumto dhe gjej informacione për veçoritë e bregdetit shqiptar. Përgatit me to një poster, fletëpalosje ose album fotografik dhe prezantoje në klasë.345Përshkruaj se çfarë veprimtarie detare mbizotëron në bregdetet që mund të kesh pushuar ose vizituar.
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85